Varroset 21-vjeçari shqiptar që u vra në sulmin terrorist në Vjenë

Diaspora

Varroset 21-vjeçari shqiptar që u vra në sulmin terrorist në Vjenë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 16:49
Nexhip Vrenezi

Sot iu dha lamtumira e fundit Nexhip Vrenezit, 21-vjeçarit me origjinë nga Veleshta, që ishte viktimë e sulmit terrorist të 2 nëntorit në Vjenë të Austrisë.

Qindra banorë të Veleshtës dhe Strugës sot në mesditë i dhanë lamtumirën e fundit Nexhip Vrenezit, që humbi jetën si pasojë e sulmit në Austri, raportojnë mediat maqedonase.

Kujtojmë se më 2 nëntor dy austriakë, një gjerman dhe një shtetas shqiptar i Maqedonisë Veriore ( L.V), janë ata që vdiqën në Vjenë, gjatë një sulmi me armë zjarri të klasifikuar si terrorist, ku një nga protagonistët kryesor ishte shqiptari nga Tetova me nënshtetësi austriake, Kujtim Fejzulai.

Ndërkaq, 23 të plagosurit janë kryesisht austriakë, por midis tyre janë shtetas të Gjermanisë, Sllovakisë, Bosnjës dhe Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat