I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Liman (Shaban) Selmani

Diaspora

I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Liman (Shaban) Selmani

Nga: Dashnim Ebibi Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:21
Pamje nga varrimi

Sot, me datë 11.11.2020, në orët e para të kësaj dite, ndërroi jetë, bëmirësi, patrioti i njohur medvegjas, z. Liman Selmani, babai i tre vëllezërve lobistë: Ismeti, Fadili dhe Shabanit nga Medvegja, që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë të Zvicrës. Baci Liman ishte shtylla kryesore e Shoqates Humanitare “Medvegja”, njëri nga themeluesit e kësaj shoqate me seli në Fully të Valisit /Zvicër. Ai ishte frymëzimi, ai ishte forca , ai ishte i jashtëzakonshëm.Baci Liman, nga veprimtarët e shumtë medvegjas, vlerësohet si emblemë e shoqatës Humanitare “Medvegja”.

Me të marrë këtë lajm të rëndë, menjëherë filluan edhe ngushllime të shumta drejtuar familjes, por edhe telegrame nga shoqata e veprimtarë të ndryshëm. Familja Selmani jetojnë në pjesën franceze të Zvicrës, kryesisht në Gjenevë. Baci Liman, shumë shpesh shkonte në Medvegjë e Kosovë dhe kësaj here mbylli sytë përgjithmonë në Kosovë, për të mbetur i gjallë në zemrat e shpirtat tanë. Sot, aty rreth orës 15.00 në Prishtinë për shkakun e pandemisë, në prezencën e familjes së ngushtëdhe të disa veprimtarëve, iu dha lamtumira e fundit.

Image

Jeta dhe vepra e tij, çmohet lart nga të gjithë medvegjasit që jetojnë në diasporë, Medvegjë e Kosovë.

Përkushtimi i tij për dekada për çështjen kombëtare e në veçanti për Medvegjën ishte i veçantë. Ai kur fliste të gjithë e dëgjonin. I urtë, i fjalës, i besa-besës, trim, zërin e Medvegjës e përcillte gjithandej. Ai donte të bashkoheshin edhe në diasporë dhe ashtu ndodhi, kur themeluan shoqatën “Medvegja”. Shoqatë, që është e njohur në të gjitha trevat shqiptare dhe në gjithë europën e botën për punën madhore që ka bërë për çështjen kombëtare. Do të kujtohet edhe për vendosjen e flamurit kombëtarë në Medvegjë së bashku me veprimtarë të tjerë medvegjas nga shoqata, në takimet e diasporës shqiptare. Ai sot po ndahet vetëm fizikisht, sepse do të mbetet gjithmonë në mesin tonë.

Image

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyreve që e kanë njohur.Në emër të familjes, të pranishmit në këtë ceremoni mortore, i ka përshëndetur dhe falënderuar djali i z.Liman, z.Fadil Selmani, njëherit, sekretar i SHH “Medvegja” me seli në Zvicër. Ku ndër të tjera tha: “Do të vazhdojmë rrugën tëndë babë bashkë me vëllezërit Ismetin e Shabanin, për të mirën e Medvegjës dhe kombit në përgjithësi. Do të jemi falënderues për jetë, se na mësove se si duhet atdheu dhe për të të mos ndalemi kurrë. Ne djemtë tuaj, nipat e mbesat, kurrën e kurrës nuk do të ndalemi. Do të kujtojmë për jetë, ti je shembulli ynë më i mirë, se nuk duhet ndalur për çështjen kombëtare. U ndave nga kjo jetë fizikisht, në Dardani, në Prishtinë, që shumë e ke dasht, ballë për ballë me Medvegjën tënde e tonën. Pusho i qetë babë, shpirti jotë bëftë dritë. Falënderoj të gjithë që keni marrur pjesë në varrim, por e di, se edhe shumë e shumë të jerë do të vinin, por e kishim numrin e kufizuar, për shkaqe të njohura tash më të Pandemisë, me Covid-19.Liman Selmani, ishte i lindur më 03.03.1946 në fshatin Tupallë komuna e Medvegjës. Ishte djali i vetëm i gjashtë fëmijëve të çiftit të Shaban Rexhep Selmani dhe Halime Salihu Selmani. Një kurorë lulesh nga Shoqata Humanitare “Medvegja” iu vendos nga ish kryetari, z.Zenel Neziri, tash më kryetar nderi i shoqatës, të cilit iu dha fjala nga z.Fadil Selmani dhe ai ndër të tjera kujtoi për disa minuta veprimtarinë kombëtare të të ndjerit. Z. Neziri tha; “ Kurrë nuk do e harrojmë veprimtarinë e Bacit Liman. Ai ishte udhërrëfyes i yni. Gjithmonë jemi këshilluar me ate. Ai ishte bashkëthemelues i shoqatës i cili edhe pse moshë të thyer, kurrë nuk u largua nga shoqata. Thuajse në çdo aktivitet merrte pjesë dhe na thonte ta ruajmë unitetin. Nuk do ta kemi të lehtë të pajtohemi se nuk do ta kemi më fizikisht, por kujtimet do t`na mbajnë. Sot, kemi humbur një veprimtarë të dalluar. Shpirti i tij bëftë dritë.

Image

Së bashku me Ismetin, Fadilin, Shabanin dhe miqtë tjerë medvegjas, do të vazhdojmë aty ku e ka lënë Baca Liman. Në emër të shoqatës Medvegja, po ju ngushlloj të gjithëve dhe po e vendosi këtë kurorë lulesh. Nuk mundem të mos flas për Bacin Liman, sepse vepra e tij jetësore është e pasur dhe do të mbetet shembull për gjenerata e gjenerata që do të vijnë. Dhimbjen do të mundohemi ta ndajmë së bashku të gjithë. I përjetshëm kujtimi, Baci Liman”. Telegrame ngushllimi familjes i shkuan edhe nga kryesia e SHH “Medvegja”, SHH “Lugina e Preshevës” dhe nga SHKA “Medvegja”. Medvegja dhe i gjithë kombi ynë, ka mbetur edhe pa një veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, por në anën tjetër, gjenerata e gjenerata do ta kenë shembull, se nuk duhet ndalur kurrë për të mirën e kombit. Këtë shkrim, do ta mbylli me një ndër fjalët e Bacit Liman, që çdo herë kur e takoja më thonte: “ Vetëm me punë dhe shkollim do të ecim te para”. I përjetshëm kujtimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat