Itali/ I riu shqiptar kapet mat në hotel, i sekuestrohen 5 mijë euro

Diaspora

Itali/ I riu shqiptar kapet mat në hotel, i sekuestrohen 5 mijë euro

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 23:48
Ilustrim

Një 24 vjeçar me origjinë shqiptare përfundoi në prangat e policisë italiane i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

I riu me iniciale P.F, përfundoi në pranga pas kontrolleve në Mirano, pasi u gjet në posedim të gati 10 gram kokainë dhe 5,000 euro para, si dhe materiale të nevojshme për paketimin e dozave të vetme.

I riu u ndalua teksa ishte në dhomën e tij të hotelit në Mirano, në një pozicion strategjik ngjitur me Piazza Martirin, padyshim një bazë logjistike dhe mbështetëse, rreth së cilës ishte raportuar ardhja e personave të dyshimtë të njohur për varësinë ndaj drogës.

Burri dhe dhoma në të cilën ai qëndronte u kontrolluan menjëherë nga karabinierët të cilët u paraqitën me rroba civile. Sapo trokitën, i riu u shfaq nervoz.

Pas hyrjes, hetuesit gjetën një qese që përmbante tetë doza kokainë të pastër, një peshore elektronike, mbështjellës të ndryshëm, tre telefona celularë si dhe një shumë të konsiderueshme parash deri në 5,000 euro.

Zbulimi i drogës konfirmoi dyshimet e ngritura. I riu u arrestua më pas në dispozicion të magjistratit, ndërsa droga dhe materiali u sekuestruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat