I merrte me forcë prindërve deri në një mijë euro në ditë për parfume, alkool dhe veshje, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

I merrte me forcë prindërve deri në një mijë euro në ditë për parfume, alkool dhe veshje, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar, i papunë, është arrestuar nga karabinierët në Itali nën akuzat e abuzimit familjar dhe zhvatjes së rëndë.

Në mediat italiane shkruhet se mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor, karabinierët, duke kaluar nëpër qendrën e qytetit të Marinos, dëgjuan disa britma që vinin nga një shtëpi ku ndërhynë menjëherë.

Në shtëpi gjetën 30-vjeçarin, i cili jeton me prindërit e tij, duke kërcënuar babanë e tij, duke i thënë që të merrte disa ushqime të hedhura në tokë me gojën e tij, sepse refuzoi t’i jepte njëqind euro për të dalë dhe për t’u argëtuar me miqtë.

Hetimet e menjëhershme të kryera nga karabinierët në stacionin lokal nxorën në dritë episode të ngjashme dhune dhe kërkesa të vazhdueshme për para, gjatë tre viteve të fundit, që i riu  bënte ndaj prindërve të tij.

Paratë, të cilat ndonjëherë arrinin shumën prej rreth 1.000 euro, përdoreshin nga 30-vjeçari shqiptar për të blerë alkool, parfume dhe veshje të shtrenjta nga stilistë të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat