9 vjet lotë mbi varrin e të birit, nëna shqiptare kërkon drejtësi në Itali

Diaspora

9 vjet lotë mbi varrin e të birit, nëna shqiptare kërkon drejtësi në Itali

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:48
9 vjet lotë mbi varrin e të birit, nëna shqiptare kërkon drejtësi në Itali

Nëntë vjet pas vdekjes së djalit të saj, Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodaj, punëtori shqiptar i cili vdiq në punë më 18 nëntor 2011, kthehet për të kërkuar drejtësi.

I riu kishte rënë nga çatia e një kompanie në Narni Scalo, shkruan Ansa.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së djalit të saj, nëna u kthye përsëri për t’u lutur pranë varrit të të birit dhe për t’iu drejtuar me një tjetër apel organeve të drejtësisë.

“Unë dua të di se si dhe pse vdiq Maringleno”, shprehet nëna.

Në aktin, së cilës i bashkëngjiten dokumente të reja, gruaja pyet veten “si mund të konstatohet shkaku i aksidentit nëse nuk është kryer ekzaminimi i autopsisë” në trupin e të riut, duke supozuar vonesa në hyrjen e fëmijës në dhomë e operacionit.

Më herët, Prokurori i Përgjithshëm i Perugia-s, Fausto Cardella, i ishte përgjigjur një letre nga zonja duke kujtuar dënimin në shkallën e parë të punëdhënësit të Maringlenos dhe duke theksuar se për çështjet e tjera “gjithçka që duhej bërë ishte bërë”.

“Por unë nuk do të dorëzohem dhe nuk do të ndalem deri në frymën time të fundit. Shpresoj të dëgjohem nga një gjyqtar”, apeloi nëna shqiptare, e cila më herët është future edhe dy here në grevë urie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat