Merr fund ëndrra/ Kapen 70 shqiptarë në një peshkarexhë në përpjekje për të hyrë në Britani

Diaspora

Merr fund ëndrra/ Kapen 70 shqiptarë në një peshkarexhë në përpjekje për të hyrë në Britani

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:56
Britani

Një peshkarexhë e nisur nga Ostend i Belgjikës, është bllokuar nga roja bregdetare britanineme 70 emigrantë shqiptarë. Anija u kap nga Forcat Kufitare në Norfolk pranë Great Yarmouth, në një nga operacionet më të mëdha për trafikimin e personave.

Të 70 emigrantët shqiptarë dhe tre anëtarët e ekuipazhit u arrestuan.  Emigrantët  shqiptarë që përpiqeshin të kërkonin azil më pas u dorëzuan në departamentin e Imigracionit dhe më pas do të rikthehen në Shqipëri.  Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po vazhdon hetimet e tyre në rrjetin e trafikimit të njerëzve.

Më shumë se 100 oficerë nga Forca Kufitare dhe Policia e Essex ishin të përfshirë në operacion dhe siç raposrtojnë dëshmitarët në zonë ata kishin pothuajse 24 orë që bënin patrullimin e zonës.

Sipas informacioneve të mundësuara nga gazeta “The Sun”, emigrantët ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes.

Oficeri i trupës Craig Naylor tha: “të mbrojmë dhe të sigurojmë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat