Ekzekutimi i Tresës, përplasje mes bandave shqiptare/ Lidhja me vrasjen e Ilir Hidrit

Diaspora

Ekzekutimi i Tresës, përplasje mes bandave shqiptare/ Lidhja me vrasjen e Ilir Hidrit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador duket se ka lidhje me përplasjet mes shqiptarëve në qytetin Guayaquil.

Gazetarët vendas kanë treguar se policia vendase e ka hetuar Adriatik Tresën për ekzekutimin e një tjetër shqiptari.

Bëhet fjalë për vrasjen e Ilir Hidrit në vitin 2017, kur Tresa u hetua si i përfshirë në ekzekutim.

45-vjeçari cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë, jetonte në një vilë, lëvizte me makinë të blinduar dhe gjithë kohës mbrohej edhe nga rojet.

Mediat në Ekuador shkruajnë se përplasjet mes shqiptarëve kanë ardhur për shkak të kokainës.

Adriatik Tresa cilësohej si pjesë e një karteli droge në Guayaquil, ndërkohë që ishte hetuar edhe për vrasjen e një gazetari në vitin 2013, po në atë zonë.

45-vjeçari nga Tirana kishte marrë leje qëndrimi në Ekuador, ndërkohë që i janë gjetur në banesë edhe dokumente greke, përveçse atyre shqiptare.

Ai përdorte disa emra, sipas autoriteteve në Guayaquil. Tresa u ekzekutua 3 ditë më parë nga 7 persona të kamufluar si policë.

Autorët u futën në zonën ku jetonin të pasurit, me pretendimin se kishin urdhër kontrolli, por më pas ekzekutuan 45-vjeçarin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat