Arrestohen 8 shqiptarë si pjesë e grupit të trafikut të drogës në Holandë, në mesin e tyre edhe gra

Diaspora

Arrestohen 8 shqiptarë si pjesë e grupit të trafikut të drogës në Holandë, në mesin e tyre edhe gra

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Policia e Holandës si rezultat i disa operacioneve antidrogë, ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave me origjinë shqiptare, të cilët sipas mediave të huaja, ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës, ku në mesin e tyre kishte dhe gra. 

Mediat bëjnë të ditur se shqiptarëve i janë sekuestruar edhe 600 mijë euro kesh, të cilat janë marrë si provë materiale.

Shqiptarët ranë në gjurmët e policisë pasi këto të fundit po bënin disa kontrolle  nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmuan nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.

Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat