Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë shqiptare

Diaspora

Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë shqiptare

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:47
Ilustrim

Sot në Ditën Botërore kundër dhunës ndaj grave, Policia italiane ka publikuar të dhënat zyrtare vjetore të punës së tyre në luftën kundër këtij fenomeni social. 

80% e grave të dhunuara janë italiane e 20% e tyre janë gra emigrante që jetojnë e punojnë në Itali

Shifrat e regjistruara nga autoritetet policore italiane nga janari deri në nëntor të vitit 2020, shënojnë se 6 % e grave më shtetësi jo italiane të dhunuara fizikisht ose psikologjikisht, janë shqiptare, e renditen të tretat në numër pas grave të dhunuara me kombësi rumune që përbëjnë 22% të rasteve e janë më të shumtat në numër, ndjekur nga ato marokene në 13% të episodeve të regjistruara zyrtarisht.

Rajonet italiane me më shumë denoncime të dhuëns ndaj grave janë Campania, Sicilia, Lombardia e Lazio.

Prej fillimit të vitit 2020 e deri më sot, në Itali 88 gra kanë humbur jetën nga dhuna e një partneri, ish-partneri o nga një familjar e i njohur.

Motivet e këtij krimi janë kryesisht ato pasionale, apo sherre të dhunshme me një fund tragjik. 

Në 62% të këtyre rasteve autori është partneri, bashkëshorti ose ish partner i viktimës. Mosha mesatare e autorëve të krimit  është nga 31 në 44 vjeç e 26% e tyre janë shtetas jo italianë.

Duke analizuar kombësinë e autorëve të dhunës ndaj grave, shqiptarët janë të tretët në numër pas rumunëve e marokënëve.

Ndërsa në krimin e vrasjes që qëllimshme autorët me kombësi të huaj janë kryesisht marokenë, rumunë, ukrainas e kinezë.

Në rastet e dhunës fizike, psikologjike e të keqtrajtimit të grave,  në 33 % të episodeve të dokumentuara zyrtarisht, autori është partneri ose bashkëshorti, në 29% është ish- partneri ose ish-bashkëshorti, e në rastet e tjera është një i njohur, familjar , prind ose fëmijë.

80% e viktimave janë gra italiane e në shumicën e rasteve arma e krimit është një objekt i rastësishëm si thikë, kaçavidë, mjet i fortë e në një përqindje më të ulët janë armë zjarri, mbytje etj.

Përgjithësisht në fenomenin e dhunës gjinore në Itali,81% e viktimave të dhunimit fizik e psikologjik e të keqtrajtimit në familje janë femra e 19 % janë  meshkuj. 

Gjatë vitit 2020, policia italiane ka ekzekutuar 1.055 denoncime e masa ndalimi për përndjekje, 956 për dhunë shtëpiake e 352  masa largimi urgjent nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat