Të burgosurit shqiptarë masakrojnë me shufra hekuri dhe shkopinj 30 vjeçarin nga Shqipëria

Diaspora

Të burgosurit shqiptarë masakrojnë me shufra hekuri dhe shkopinj 30 vjeçarin nga Shqipëria

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Foto Ilustrim

Një i burgosur shqiptar është masakruar në një burg grek nga bashkatdhetarë të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun Domokou të mërkurën në mëngjes, ku 30 vjeçari shqiptar është qëlluar me objekte metalike dhe shkopinj.

Viktima pësoi një frakturë të rëndë të mollëzës dhe fillimisht u transportua në spitalin e Lamias dhe prej andej u mjekua në spitalin Evangelismos, ku po trajtohet jashtë rrezikut.

Një hetim paraprak ka nisur për incidentin, ndërsa kontrolli i planifikuar disiplinor është në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat