Porositi vrasjen e ish të dashurit shqiptar, burg për 65 vjeçaren italiane

Diaspora

Porositi vrasjen e ish të dashurit shqiptar, burg për 65 vjeçaren italiane

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Italiania Carmela Sciacchitano

Italiania Carmela Sciacchitano 65 vjeç është dënuar nga Gjykata italiane e Monzës me 30 vite heqje lirie si personi që kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj 42 vjeç, njëkohësisht ish i dashuri i saj.

I zhdukur prej vitit 2013 trupi i shqiptarit u gjet i murosur më janar të 2019 në një vilë antike në komunën Senago në provincën e Milanos.

Ndërprerja e marrëdhënies dashurore ka shtyrë italianen Carmela Scitacchitano të hakmerret duke porositur vrasjen e shqiptarit gjë që e bëri duke kërkuar autorizimin e klanin mafioz sicilian Cammarata i fuqishëm në Catanisetta e me bazë qytezën e Riesit.

Pjesë e këtij klanin mafioz janë dhe dy vëllezërit Angelo e Carmelo Arlotta, banues në provincën e Monzës por me origjinë nga Kalabria të cilët janë dhe ekzekutuesit material të krimit.

Gjykata e Monzës  ka dënuar me 24 vite burg Angelo Arlotta dhe 14 vite burg për Carmelo Arlotta të cilët kanë bashkëpunuar me drejtësinë italiane duke rrëfyer krimin.

Sipas rrëfimit të Carmelo Arlottas, shqiptari Astrit Lamaj është vënë në kurth me motivin e shitblejrjes së një sasie droge. Takimi ishte lënë në garazhdin e një banese në  komunën Muggia të Monzës.

Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga  vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, së bashku me Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, që aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz e mbi të cilin rëndon dhe akuza e pjesëmarrjes në vrasjen e shqiptarit

Janë ende në zhvillim e sipër hetimet ndaj tre italianëve Francesco Serio, Cosimo Mazzolasi e Giuseppe Cammarata të akuzuar si bashkëpunëtorë të këtij krimi.

Italiania Carmela Sciacchitano gjatë gjithë procesit gjyqësor është vetë deklaruar e pafajshme.

Si u zbardh pas 6 vitesh vrasja?

Zbardhja e vrasjes së shqiptarit është bërë pas rrëfimit të një dënuar sicilian Carmelo Arlotta e një nga autorët e ekzekutimit të tij.

Sipas rrëfimit të Carmelo Arlottas, shqiptari Astrit Lamaj është vënë në kurth nga autorët e krimit me motivin e shitblejrjes së një sasie droge. Takimi ishte lënë në garazhdin e një banese në  komunën Muggia të Monzës. Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga  vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, i cili aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz e që një ditë më parë i është shtuar akuza e krimit të vrasjes e fshehjes së trupit të shqiptarit Astrit Lamaj.

Carmela star televiziv i telemarketingut gjenovez.

Mediat italiane hedhin dritë mbi jetën e Carmela-s e cila njihej nga të gjithë si Carmelina Martohet në moshë minorene në Sicili e pas një martese jo të lumtur divorcohet e emigron në veri të Italisë, Punon si shitëse deri sa martohet me një pronar bizhuterish. Në vitet 90 Carmela shndërrohet në një star telemarketingu në televizionin lokal Rete A.

 Pas vdekjes së bashkëshortit ajo lidhet me një sicilian pronar i disa lokaleve të natës në Genova, e hap në pronësi të saj një dyqan floriri. Siciliani vendos të ndërprej lidhjen me Carmelan e sipas rrëfimit të Carmelo Arlotta dhe ai rrihet për vdekje me porosi të saj. Hetimeve të policisë italiane kanë gjetur dëshminë mjekësore të asokohe në spitalin e Genovas e që vërteton se ish i dashuri i Carmelas ishte dhunuar fizikisht me dy krahë të thyer.

Emigranti shqiptar Astrit Lamaj me precedent penal nga drejtësia italiane ishte sinjalizuar i zhdukur nga janari i viti 2013. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i vëllai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat