38 vjeçari shqiptari ekzekutohet me tetë plumba në Bruksel

Diaspora

38 vjeçari shqiptari ekzekutohet me tetë plumba në Bruksel

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:14
Foto Ilustrim

Një burrë me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e sotme në Molenbeek të Belgjikës.

Viktima është një 38 vjeçar, i cili u qëllua me tetë plumba duke mbetur i vdekur në vend. Ai jetonte ilegalisht në shtetin belg.

Prokuroria kërkoi një ekspert balistik dhe një mjek ligjor, ndërsa pjesëtarë të laboratorit federal të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e krimit të rëndë, ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat