Vodhi kremin kundër rudhave, shqiptarja përfundon në polici

Diaspora

Vodhi kremin kundër rudhave, shqiptarja përfundon në polici

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:17
“Il Mirto” në Corso de Stefanis

Një 47-vjeçare shqiptare vodhi një krem kundër rrudhave në qendrën tregtare “Il Mirto” në Corso de Stefanis.

Gruaja u pa nga personeli i dyqanit duke fshehur paketën midis rafteve dhe duke e vendosur produktin në qese.

Ky produkt kishte një vlerë jo më të madhe se 37 euro, shkruajnë mediat italiane.

Personeli i dyqanit bllokoi gruan dhe një patrullë policie mbërriti në vendngjarje.

Gruaja u raportua në komisariat për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat