Shqiptarët vjedhin 1.5 milion euro energji elektrike, si u zbulua banda që kultivonte kanabis në mes të Barcelonës

Diaspora

Shqiptarët vjedhin 1.5 milion euro energji elektrike, si u zbulua banda që kultivonte kanabis në mes të Barcelonës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 07:43
Kultivimi i kanabisit

Në pranga kanë rënë 17 persona gjatë një operacioni të organizuar në të treja vendet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shumica e grupit kriminal përbëhej nga shqiptarë. Grupi po organizonte rritjen dhe kultivimin e bimëve në një shtëpi në Barcelonë të Spanjës, duke e zgjeruar trafikun edhe më gjerë.

Ata u pikasën nga policia pasi u zbulua lidhja e jashtëligjshme për vjedhje energjie, e cila dyshohet se përdorej për të rritur bimën narkotike.

Gjithashtu thuhet se grupi komunikonin në mënyrë të koduar me njëri-tjetrin.

Sakaq në total janë sekuestruar 34,000 bimë marijuanë, katërmbëdhjetë automjete, një armë zjarri e mbushur, 20.000 euro. Banda thuhet se ka vjedhur më shumë se 1.5 milion euro energji elektrike për mbjelljen e plantacioneve të marijuanës në periferi të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat