Tragjedi në Greqi / Digjet shtëpia e familjes shqiptare, humb jetën 16-vjeçari

Diaspora

Tragjedi në Greqi / Digjet shtëpia e familjes shqiptare, humb jetën 16-vjeçari

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur ditën e sotme një familjeje shqiptare që jetonte dhe punonte në Greqi.

Apartamenti i tyre në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 16-vjeçar.

Mediat greke, raportojnë se kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari lëvizte me vështirësi për shkak të problemeve shëndetësore. Ai ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vogël, të moshës 13 dhe 6 vjeçe.

Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë momente, pasi  babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.

Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, aty ndodhej tezja e tyre, e cila hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë  fëmijët më të vegjël të familjes.

Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj, shkruajnë mediat greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat