Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit

Diaspora

Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Faridin Tafallari

Njeriu i mirë e shenjtëron vendin ku jeton. Faridin Tafallari është një shpirt fisnik dhe një vlerë e lartë patriotike. Familja, Zoti dhe Atdheu mbi të gjitha. Faridini ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Jeta dhe vepra e tij na i kujton fjalët e Oso Kukës: “Edhe njëqind vjet sikur t’i kisha, për Shqipërinë flakë do të digjesha.” Për Faridinin s’ka Shqipëri pa Kosovë, dhe s’ka Kosovë pa Shqipëri. U lind në Kosovë, emigroi në Gjermani, duke iu rikthyer Kosovës përsëri. “Kosova është një vend i mrekullueshëm”, ka thënë Klaus Reihard.

Për Faridin Tafallarin, puna është amblemë nderi e krenarie. Veprat e tij e ndezin zjarrin e dashurisë për lirinë e atdheun, për punë dhe përparim në të gjitha fushat e jetës. Nga to kuptojmë se shqiptari është më i vjetër se historia dhe më i vjetër se hëna. Zt. F. Tafallari din ta kultivojë fisnikërinë shpirtërore, humanizmin dhe atdhedashurinë, sinqeritetin dhe trimërinë.  Zotëria e tij gjithmonë ka ëndërruar për një Shqipëri të fortë dhe të pakufishme. Sinqeriteti, nderi, mikpritja, bujaria dhe besa kanë qenë dhe janë disa nga vetitë më pozitive të karakterit të tij.

Gjatë gjithë jetës, Faridini e ka kultivuar fuqinë e dashurisë dhe të atdhedashurisë. Koha kalon por kujtimet mbeten. Më kujtohet viti 1973 kur vajta për herë të parë në Gjermani. Tasin Voka, miku më i ngushtë i Faridinit, më fliste me admirim për atdhedashurinë e tij. Kaluan ca vite dhe filluam të bashkëveprojmë nëpërmjet Internetit, duke këmbyer letra, ide, artikuj dhe libra. Nga diskutimet me këtë njeri të dashur, dilte në pah ideja se dashuria ndaj kombit dhe atdheut ishte preokupimi i tij elementar. Herë pas here më ndihmonte edhe materialisht për botimin e “Shqiptarit”, sipas mundësve që kishte.

Në veprat e tij defilon kujdesi për rruajtjen e integritetit kombëtar, të dinjitetit të kombit shqiptar për kultivimin e gjuhës, të traditave, të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në konditat e reja politike, interne dhe internacionale, por mbi të gjitha qëndron e patundur ëndrra e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, për të realizuar ëndrrat e rilindësve tanë që digjeshin për komb e atdhe. Faridin Tafallari është një njeri i përsosur në të gjitha pikëshikimet, tashmë i ndodhur në moshën e pjekurisë intelektuale, kulturore dhe patriotike, autor i një numri të konsideruar vëllimesh voluminoze, i një familjeje fisnike dhe i një biblioteke të pasur. Nuk ka vlerë më të madhe se sa mirënjohja me të cilën të nderon vendlindja, familja, miqtë, mikeshat dhe dashamirët.

Zt. Faridin nuk e harron kurrë Struzhën e tij, familjen dhe njerëzit e thjeshtë e punëtorë të vendlindjes së tij. Ai e ka dashur dhe e do Struzhën e tij siç e do Arbërinë antike dhe etnike, e cila fillon në jug të Janinës dhe mbaron diku në veri të Prishtinës, me Mitrovicë e me Toplicë, nga deti Egje e deri në Nish, të gjerë e të gjatë, me mbi 90 mijë kilometra katrorë. Faridin Tafallari është një natyrë perseverente, duke luftuar gjithmonë për vetëperfeksionim. Respekti im ndaj tij përfshin edhe një gamë ndjenjash që burojnë nga vlerësimi i forcës me të cilën jep rezultate briliante në fushë të dashurisë ndaj kombit dhe atdhedashurisë. Përfundimisht, Zt. Faridin Tafallari i urojmë nga thellësia e shpirtit, shëndet dhe lumturi pranë njerëzve të tij të dashur, si dhe përmbushjen e të gjitha objektivave nga programet e tij aktuale e të arrdhshme! (Bukuresht, 28 Nëntor 2020).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat