Shqiptarët në krye të organizatës, kapen 2 tonë drogë, arrestohen 19 persona

Diaspora

Shqiptarët në krye të organizatës, kapen 2 tonë drogë, arrestohen 19 persona

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Ilustrim

Agjentët e Policisë Kombëtare, Policisë Kombëtare të Hollandës dhe Policisë Kombëtare Belge, të koordinuar nga EUROPOL, kanë sekuestruar dy tonë marijuanë – më shumë se 34,000 bimë – dhe kanë çmontuar një organizarë evropiane që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës në një operacion të përbashkët në Hollandë, Belgjikë dhe Spanjë.

Në operacion marrë pjesë më shumë se 300 agjentë, ndërsa janë arrestuar 19 persona : 14 në Spanjë, 4 në Hollandë dhe 1 në Belgjikë.

Organizata përbëhej kryesisht nga qytetarë hollandezë, por në krye të “punëve” ishin shqiptarët.

Spanja, një nga pikat nevralgjike të organizatës

Hetimet e para u zhvilluan kur agjentët zbuluan praninë e një grupi trafikantësh të drogës, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që vepronin në Spanjë, Belgjikë dhe Hollandë.

Përmes një qytetari spanjoll, ata ishin në gjendje të lokalizonin dhe shtëpi larg nga qendrat urbane dhe ku mund të bëhej përdorimi i paligjshëm i furnizimit me energji elektrike.

Prona pasi merrej me qira shndërohej në një fermë të vërtetë droge.

“Kopshtarë” shumë të specializuar

Pasi gjenin shtëpinë ata kryenin një proces shumë të specializuar të prodhimit, duke lënë gjithmonë një zonë të dedikuar për ruajtjen dhe trajtimin e të gjitha produkteve kimike dhe plehrave, një tjetër për rritjen e prerjeve dhe dy të tjera, në varësi të madhësinë dhe fazën e rritjes së bimëve.

“Kopshtarët” ishin të ngarkuar me kultivimin dhe mirëmbajtjen e plantacioneve, dhe puna e tyre varej nga cilësia e bimëve dhe niveli i THC (tetrahidrokannabolin) thelbësor për shitjen më të mirë në tregun ndërkombëtar.

Përveç kësaj, ata duhej të qëndronin brenda ndërtesave gjatë kohës së kultivimit deri në korrje.

Sapo shtëpia të funksiononte plotësisht, organizata kryente detyrat e saj të mbikëqyrjes përmes një qytetari me origjinë shqiptare. Ky person ishte përgjegjës për kryerjen e kontrolleve periodike në shtëpi për të kontrolluar evolucionin e plantacioneve dhe, nëse ishte e nevojshme, për të përmirësuar teknikat e kultivimit për të arritur rezistencë më të madhe, përshtatshmëri, rritje dhe përqendrim të THC.

Kur të korrat ishin mbledhur dhe paketuar ajo transportohej me rrugë tokëse në Hollandë. Për këtë arsye ata kishin zgjedhur qytetin e Barcelonës dhe rrethinat e tij si një pikën e tyre kryesore, raporton Ora News.

Sipas policisë spanjolle, organizata kishte gjithashtu dy anëtarë me origjinë holandeze, të vendosur për sezone në Ibiza dhe Tarragona, funksioni i të cilave ishte të zbardhte përfitimet e marra nga të korrat e brendshme.

Të arrestuar në tre shtete

Një total prej 19 personash u arrestuan nga ky operacion: 14 në Spanjë, 4 në Hollandë dhe 1 në Belgjikë.

Grupi kriminal, sipas autoriteteve spanjolle, kanë abuzuar edhe rreth 1.500.000 euro energji elektrike për furnizimin e plantacioneve me drogë.

Anëtarët e grupit përdornin pasaporta italiane, greke dhe sllovene dhe dokumente të tjera identiteti, të gjitha të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat