Kjo është Eltiona Skana, vrau 7-vjeçaren ne Angli

Diaspora

Kjo është Eltiona Skana, vrau 7-vjeçaren ne Angli

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:19
Eltiona Skana

Mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar foton e shqiptares Eltiona Skana e cila tashmë akuzohet për vrasje nga pakujdesia e 7-vjeçares, në një park në Angli, me 22 mars të këtij viti.

Vogëlushja  Emily Jones u vra në parkun Queen’s Park në Bolton më 22 mars të këtij viti por 30 vjeçarja shqiptare Eltiona Skana, mohon vrasjen e qëllimshme teksa ka pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Skana do të gjykohet tashmë për vrasje nga pakujdesia në një datë të mëvonshme. Gjykata e Manchester Minshull Street gjatë seancave të shtatë ditëve, diskutoi sesi Emily u vra nga Skana teksa fëmija po ecte me biçikletë në park.

Fëmija po shkonte të takonte nënën e saj, kur e akuzuara u ngrit nga një stol i parkut dhe e kapi për t’i prerë fytin me një thikë artizanale, të cilën e kishte blerë po atë mëngjes.

Prokuroria tha se nuk do të ndjekë më akuzën e vrasjes së qëllimshme pasi nuk kishin prova apo motiv që Skana të këtë pasur si objektiv fëmijën.

“Ky nuk është një vendim i lehtë që po marrim,  por e bëmë prej çështjes delikate që po marim në konsideratë”, tha prokurori, duke shpjeguar se pas dëshmisë së mjekut ligjor psikiatrik Dr Saifullah Syed Afghan, i cili po trajton  të akuzuarën Skana në spitalin e Rampton, nuk ka arsye për veprimet e saj, përveç diagnozës së skizofrenisë paranoiake.

Dënimi i saj për vrasje nga pakujdesia do të jepet javën që vjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat