Policia arreston shqiptarin në Zvicër, 40-vjeçari mashtronte me aksidentet për të fituar nga sigurimet

Diaspora

Policia arreston shqiptarin në Zvicër, 40-vjeçari mashtronte me aksidentet për të fituar nga sigurimet

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 07:45
Ilustrim

Oficerët e policisë kanë bastiur të enjten më 3 dhjetor disa apartamente dhe lokale biznesi në Stuttgart dhe Schorndorf ku kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.

Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve.

Personi në fjalë, shtetas nga Kosova, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020. Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar.

I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.

Zyrtarët kanë konfiskuar materiale të shumta që mund të shërbejnë si dëshmi, të cilat tani duhet të vlerësohen. Hetimet, veçanërisht ato për deliktet tjera dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm, janë duke vazhduar.

Shqiptari i akuzuar i cili dyshohet të ketë kryer edhe vepra të tjera penale, përfshirë mashtrim të kredidhënësit, është paraqitur të premten para një gjykatësi.. Ky i fundit ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj tij, të kërkuar nga prokurori publik dhe eka ekzekutuar këtë urdhër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat