Vdes idhulli i Kupës së Botës 1982, Paolo Rosi - Sulmuesi legjendar i Italisë vdes, në moshën 64 vjeç

Diaspora

Vdes idhulli i Kupës së Botës 1982, Paolo Rosi - Sulmuesi legjendar i Italisë vdes, në moshën 64 vjeç

Nga: Beqir SINA New York Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:07
Paolo Ros

Legjenda e futbollit italian Paolo Rossi ka vdekur, në moshën 64 vjeç. Sulmuesi portreti i të cilit natyrisht mbetet ai qe ishte ylli fituese të Kupës Botërore të Italisë 1982 dhe fitues i Këpucës së Artë në botror.

Paolo Rossi ishte një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij

Ish-futbollsiti i Juventusit dhe AC Milan i cili fitoi me të dytë 48 ndeshje për ngjyrat e të dy klubeve gjigande të futbollit italian, si dhe dy tituj në Serie A dhe një Kupë Evropiane.

Vdekja e tij u njoftua në orët e para të mëngjesit sot, nga kanali televiziv italian RAI Sport, ku ai kishte punuar si një ekspert.

Prezantuesi Enrico Varriale tha: "Një lajm kaq i trishtueshëm: Paolo Rossi na ka lënë. "Pablito i paharruar, i cili bëri që të gjithë ne të dashuroheshim në atë verë të vitit 1982 dhe që ishte një koleg i çmuar dhe kompetent i punës në RAI gjatë viteve të fundit. "RIP i dashur Paolo".

Deri tash shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.

Image

Paolo Rossi (i lindur më 23 shtator 1956 në Prato) ishte një ish-sulmuesi italian të futbollit. Në vitin 1982, ai me të kaltrit udhëhoqi Italinë drejt titullit FIFA World Cup 82', duke shënuar gjashtë gola për të fituar Këpucën e Artë / çmimi më i lartë i një golashenuesi, (topin e Artë i dyti italian është Schillaci 8 vite më vonë).

Rossi është një nga vetëm dy prej lojtarëve që kanë fituar të gjitha nderimet në një turne të vetme (tjetri është argjentinas Mario Kempes, në vitin 1978). Ai është i renditur në mesin e 125 futbollistët më të mëdhenjë të gjitha me kohërave.

Edhe sikur të mos luante në Botërorin e vitit 1982, Rosi do të mbetej po aq i madh sa çka mbetur në historinë e futbollit. Lindur në Prato më 1956, fillon si çdo fëmijë të luajë futboll, derisa më 1972-in ndodhet midis të rinjve të Juventusit.

Në fillim padronët e Juves nuk kanë pasur besim te Rosi, thane komentatoret, kështu në tetor të vitit 1975 ai kalon te Komo dhe më pas te Viçenca. Këtu shpërthen talenti i tij. 21 gola në 36 ndeshje ndikojnë që kjo skuadër të ngjitet në Kategorinë e Parë.

Më 1981 Juventusi arrin ta shtjerë në kthetrat e veta.

Në botëror, me 6 golat e tij bëhet golashënuesi më i mirë. Ai ishte pa diskutim ylli i Kupës së Botës së zhvilluar në Spanjë. Arriti të shënonte për të kaltrit në ndeshjet më të rëndësishme, tre gola ndaj Brazilit, dy gola ndaj Polonisë në gjysmëfinale dhe një gol ndaj RF Gjermane në finale. Është në kulmin e famës dhe paratë nuk i mungonin.

Po ishte dhe në kulmin e jetës së tij sportive, që do të vazhdonte me një shungullimë të fortë dhe disa vite të tjerë në radhët e Juves. Provoi edhe një sezon te Milani, por pa shumë sukses. U tërhoq nga futbolli në moshën 31- vjeçare me skuadrën e Veronës.

Zoti bën mrekulli ! “Kujtime të bukura që i mbeten kujtesës!

Kështu të paktën do ta vendosja sot në diçiturën e kësaj fotografie, e cila është realizuar gjatë një aktiviteti në metropolin e botës New York, në Korrik 2008, ku ai ishte pjesmarrës i ftuar nderi nga Italia, nga bashkëkombasit e tij komuniteti italo amerikan në SHBA.

Një fotografi që vjen edhe si një endërr në Dhjetorin e lirisë Shqiptare, Dhejtorin e studenteve dhe rinisë Shqiptare. Teë atij Dhjetori që “këputi” zingjirët, e presekutimit politik, mjerimit, diktaturës, frikës dhe ankthit të qytetarve, të bëhet realitet –

30 vjet më parë!

Unë dhe familja ime, duke marr edhe “haraçin” e asaj lëvizje, që kishte nisur në Korrik, me “thyerjen” e Murit të Ambasadave, (20 Dhjetor 1990), lamë Shqipërinë, për në botën e lirë.

18 vjet nga koha e lirisë , koha e ëndrrave të zjarrta për Futbollin, kush do ta e mendonte se ylli fituese të Kupës Botërore të Italisë 1982 dhe fitues i Këpucës së Artë në botror, do të vinte një ditë, dhe unë do ta takoja e pozoja me të, në vendin kampion të lirisë - Amerikë.

Duke i treguar, se jam Shqiptar si mijëra shqiptar të tjerë, që ishin tifoza të zjarrt me italinë dhe bënim tifozllik, në atë kohë, kur edhe me burg e paguaje, tifozllikun, dhe gëzimin për sportin

“Pas ndeshjes së në Kupën e Botës 82”, finales me Brazilin e Falcaos, ju u bëtë një hero në zemrat e të gjithë tifozave shqiptarë të Azzurri -t” i thashë në emocione.

Ai vetëm buzëqeshi, dhe me Falënderoi dy a tre here – Gracie! Gracie!

R.I.P. Lengend!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat