“Shes verë, po takoj të dashurën...”/ Bosit shqiptar të kokainës “i trashet gjuha”, si përfundoi në pranga

Diaspora

“Shes verë, po takoj të dashurën...”/ Bosit shqiptar të kokainës “i trashet gjuha”, si përfundoi në pranga

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Gjesendet e gjetura

Një 46 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane në Ponte Pattoli, pasi u kap me rreth 3 kg kokainë.

Shqiptari banues në Toskanë, u prangos pas manovrave që bëri me një automjet tip Mercedes Gla.

Kur u pyet nga policët për arsyet e pranisë së tij në një vend tjetër përveç komunës së tij të banimit, shqiptari tha se ishte “shitës i verës” dhe udhëtonte për punë.

Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte, shkruan “Ansa”.

Në atë moment, karabinierët vendosën ta kontrollonin ku konstatuan qese dhe copa celefoni.

Në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të dhomës së pasagjerëve, u gjetën 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Menjëherë, shqiptari u arrestua ndërsa lënda narkotike, paratë dhe sendet e tjera iu nënshtruan sekuestrimit. I arrestuari, në fund të formaliteteve, u dërgua në burgun e Capanne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat