Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

Diaspora

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Foto

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kato Patissia. I plagosuri kishte arritur të largohej nga vendi ku u qëlluan  në rrugën Nikopoleos dhe u gjet në një makinë me një burrë dhe një grua tjetër.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg zonës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane.

Automjeti u ndalua në rrugët Patision, ndërsa shqiptari i plagosur ndodhej në pjesën e pasme. Gruaja dhe burri që ishin me të në makinë u dërguan në stacionin policor lokal për të dëshmuar. Versioni më i mundshëm që po shqyrton policia është përplasja e armatosur midis dy grupeve të të huajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat