Atentat shqiptarit në Greqi, autorët e qëllojnë me dorezë hekuri dhe më pas me armë zjarri

Diaspora

Atentat shqiptarit në Greqi, autorët e qëllojnë me dorezë hekuri dhe më pas me armë zjarri

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Greqi.

Mediet fqinje raportojnë se i është bërë atentat me armë zjarri një shqiptari në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peristeri”, ku shqiptari është qëlluar fillimisht me dorezë hekuri dhe pastaj me armë zjarri në këmbë.

Siç raportojnë mediat fqinje, autorët kanë zbritur nga një makinë dhe e kanë qëlluar shtetasin shqiptar, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan për shitje makinash.

Ky i fundit ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat