U gjetën të copëtuar, policia italiane në kërkim të valixhes së 4-të/ Dyshohet se ua ‘hëngrën kokën’ bëmat e të birit. Zbardhet telefonata e fundit

Diaspora

U gjetën të copëtuar, policia italiane në kërkim të valixhes së 4-të/ Dyshohet se ua ‘hëngrën kokën’ bëmat e të birit. Zbardhet telefonata e fundit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:02
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Detaje të reja zbulohen nga gjetja e 2 trupave brenda 3 valixheve në Itali të cilët dyshohen se ishin një çift shqiptar. Sipas mediave italiane, policia është vendosur në kërkim të një valixhe të katërt në zonën ku gjetën të parat, kjo pasi mungojnë disa pjesë nga trupi i tyre.

Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj ndërkohë që mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit. Policia po kontrollon të gjithë zonën me qentë e specializuar për kërkime.

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se ka dalë dhe autopsia e gruas. Mësohet se ajo është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë siç është raportuar dhe ditën e djeshme, burri ka pasur një çarje në fyt.

Për herë të fundit, sipas verifikimit të tabulateve telefonike, Teuta ka folur me të motrën në muajin nëntor të vitit 2015.

Më datë 1 ka marrë të motrën, dhe më datë 2, kur e motra e ka marrë sërish, dyshja nuk janë përgjigjur më. Mediat italiane shkruajnë se një prej pistave ku po hetohet është një sherr që ka pasur çifti shqiptar me të dashurën e djalit, debat për të cilin nuk dihen ende detaje konkrete.

Një tjetër detaj që bën përshtypje është edhe vendi ku u gjet dyshja. Pjesët e trupit të Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën pranë burgun Solliçiano ku djali i tyre vuante dënimin për trafik droge në kohën që çifti shqiptar u zhduk. Dyshohet se vrasja e tyre mund të ketë lidhje me “bëmat” e të birit.

Historia e zhdukjes së çiftit shqiptar

Siç shkruan media italiane, në fillim të nëntorit 2015, një çift shqiptarësh, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët shkuar në Itali, u zhdukën në më pak se një muaj. Ata jetonin në Shqipëri dhe vinin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre. I vetmi informacion lidhur me ngjarjen e rëndë, është telefonata që mori vajza e tyre nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte të kërkohej nga askush. Ishte pikërisht vajza e tyre, Dorina ajo që dha alarmin për zhdukjen e prindërve të saj dhe publikoi në rrjetet sociale fotot e tyre, ndërsa kërkonte ndihmë për gjetjen e tyre. Ndërkohë që prindërit e tij ishin zhdukur, djali i tyre u arrestua në Itali për trafik droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat