Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Misteri i 40 mijë eurove të zhdukura dhe telefonata anonime

Diaspora

Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Misteri i 40 mijë eurove të zhdukura dhe telefonata anonime

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes së dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe pas 5 vitesh u gjetën në 4 valixhe në Itali me trupin të copëtuar.

Sipas medias italiane, mes shumë hipotezave për motivet e vrasjes së çiftit me origjinë shqiptare, është bërë publike ditën e sotme nga  një prej tyre. Bëhet fjalë për 40 mijë euro të cilat u zhdukën ditën që gjurmët e çiftit Pasho u zhdukën. Shuma prej 40000 eurosh i përkiste Shpëtim Pashos, si rezultat i një gjyqi të fituar për një aksident të rëndë në të cilin ishte përshirë ai duke marrë dëmshpërblimin.

Djali i tyre Taulanti është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai mund të jetë personi i fundit që ka takuar prindërit e tij.

Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u lirua.

Me ato para ata do të qëndronin në Itali, në Castelfiorentino, për një muaj, deri në Krishtlindje të vitit 2015, por më 2 nëntor ata humbën gjurmët. Një mister tjetër i kësaj historie makabre është thirrja telefonike e marrë nga një prej vajzave të çiftit, me sa duket nga nëna e saj.

“Kam marrë një telefonatë të çuditshme nga një numër privat. Zëri dukej si i nënës sime, tha ‘Unë po largohem’. Nuk është një krim droge” thotë vajza. Sipas saj për të vrarë dy persona, borxhi duhej të ishte serioz”, tha Dorina Pasho, vajza e tyre.

Teksa vrasja e çiftit mbetet enigmë, hetimet, të kryera nën komandën e nënkolonelit Carmine Rosciano po marrin në konsideratë disa pista. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje nga Taulanti, për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat