E rëndë në Greqi, shqiptari abuzon seksualisht me vajzën e bashkëjetueses

Diaspora

E rëndë në Greqi, shqiptari abuzon seksualisht me vajzën e bashkëjetueses

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Ilustrim

Një histori e rëndë abuzimi është zbuluar nga autoritetet greke, ku një shqiptar është vënë në pranga.

Sipas shtypit grek, një 58-vjeçar shqiptar ka abuzuar seksualisht për 4 vite me një të mitur 10-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Peramas.

Bëhet me dije se 10-vjeçarja është vajza e bashkëjetueses së tij, e cila është abuzuar seksualisht vazhdimisht nga 58-vjeçari.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet greke janë duke hetuar edhe një rast tjetër ku dyshohet të jetë i përfshirë 58-vjeçari.

Sipas të dhënave, vite më parë kur shqiptari ishte në një lidhje me një grua, dyshohet të ketë abuzuar seksualisht edhe me fëmijën e mitur të bashkëjetueses së parë në zonën e Pireut.

Dy ngjarjet janë duke u hetuar, ndërsa shqiptari do të dalë para gjykatës për masë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat