“Nuk kam para, kam frikë për prindërit”/ Çfarë i tha Taulant Pasho avokates pas zhdukjes së çiftit shqiptar

Diaspora

“Nuk kam para, kam frikë për prindërit”/ Çfarë i tha Taulant Pasho avokates pas zhdukjes së çiftit shqiptar

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Taulant Pasho

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me çiftin shqiptar. Raportohet se djali,Taulant Pasho i kishte shprehur më herët shqetësimin e tij avokates, Sabrina Del Fio për fatin e prindërve.

“Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, nuk veprojnë kështu prindërit e mi ”, i tha ai avokates.

Dhe në një komunikim tjetër me avokaten e tij, ai sërish ka shprehur të njëjtin shqetësim, dy ose tre vjet më parë.  

“Taulanti më kontaktoi me një celular nga një numër anonim, ishte një telefonatë e shkurtër. Ai pyeti për akuzat në pritje dhe procedurat ligjore. Ai më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilin ende nuk dinte asgjë. Ishte një telefonatë që zgjati shumë pak”, ka rrëfyer avokatja.

Pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u është arrestuar për vjedhje.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar para 3 ditësh në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat