U nda nga jeta Besim Krasniqi

Diaspora

U nda nga jeta Besim Krasniqi

Nga: Shuquri Sejdijaj Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Besim Krasniqi

Në moshën 56 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër e të rëndë, u nda nga jeta Besim Krasniqi, jurist, mësues dhe veprimtar i dalluar politik në organizatën e rinisë së Kosovës në fundvitet e 80-ta.

Besim Krasniqi u lind në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës dhe rrjedh nga një familje intelektuale e atdhetare.

Besim Krasniqi, aktivitetet e tij i filloi si nxënës i shkollës së mesme, dhe si  kryetar i rinisë së fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktiviteti i tij shtrihej edhe me rininë e Universitetit.

Në vitet 1988 deri më 1989 ishte anëtar i Kryesisë së rinisë së Kosovës e pastaj edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të rinisë së Kosovës.

Aktivitetet dhe veprimtaria e tij dallohen në këto vite me qëndrimin e tij parimor në kundërvënie tendencave të regjimit serb që të rrënojë autonominë e Kosovës dhe të mohojë subjektivitetin e saj.

Ju dha fuqishëm përkrahje tubimeve masive të shqiptarëve me 1988 dhe grevave të minatorëve më 1989 dhe  ishte bashkë me një grup aktivistësh në vizitë në Stantërg derisa minatorët ishin në grevë. Ai ishte në përkrahje dhe me studentët gjatë tubimeve të tyre protestuese në sallën e sporteve në Qendrën e studentëve të Univeresitetit të Prishtinës.

Për shkak të aktivitetit të tij e shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryetarit të rinisë së Kosovës si person i papërshtatshëm për regjimin.

Pos kësaj Besimi u angazhua edhe në punë me brezin e ri në arsim.

Më 1993 si dhe shumë bashkëkombas u detyrua të migrojë në Gjermani.

Varrimi i Besim Krasniqit u bë në Bocholt të Gjermanisë me nderime të veçanta nga një numër i madh qytetarësh të Bocholtit dhe nga shumë bashkatdhetarë që erdhën nga shtet të ndryshme të Europës përkundër pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat