Vrasja makabre e çiftit shqiptar në Itali, dalin detaje të reja tronditëse

Diaspora

Vrasja makabre e çiftit shqiptar në Itali, dalin detaje të reja tronditëse

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Vrasja makabre e në Itali e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho prej ditësh është kthyer në kryelajm të mediave më të mëdha italiane, La Republika dhe gazeta të tjera kanë botuar këtë fundjavë detaje të reja tronditëse referuar grupit të hetimit.

Tashmë është vërtetuar se çifti nga Vlora është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit në pritje të daljes së djalit me kusht nga burgu.

Pikërisht aty ata janë torturuar fillimisht dhe më pas janë masakruar e vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave të fundit nga grupi i posaçëm hetimor në Firence, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Kurse Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Fakti se në momentin e vrasjes çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi, tregon se ata janë kapur në befasi dhe në gjumë.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët e kanë pare fillimisht si çelës të zgjidhjes së saj tek i biri Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali.

Gjithsesi për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë nxitur në ngjarjen makabre.

Ndërkohë ka folur për herë të parë për mediat shqiptare, e dyshuara si kontakti i fundit me çiftin Pasho, ish e dashura e Taulantit Elona Kaleshi.

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Në një komunikim me "Pa Gjurmë", Kaleshi tha se motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat