Spanjë, ekzekutohet shqiptari në mes të restorantit

Diaspora

Spanjë, ekzekutohet shqiptari në mes të restorantit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte (18 dhjetor) në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.

Mediat e huaja spanjolle raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin e quajtur “The Orange Tree”, pak para mesnate, kur një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyn” në ambjentet e restoranti.

Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve se vrasësi u ngjit në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij, e qëlloi disa herë me armë zjarri dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mediat spanjolle shkruan se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

Gjatë bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza, policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat