‘Shqiptarët duhen vrarë pa hyrë në Britani’/ 6 oficerë policie britanikë pushohen nga puna

Diaspora

‘Shqiptarët duhen vrarë pa hyrë në Britani’/ 6 oficerë policie britanikë pushohen nga puna

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Policia britanike

Gjashtë oficerë policie në Britani, janë pezulluar nga detyra për shkak të një deklarate të pazakontë ku bën shaka me emigrantët shqiptarë për të cilët thanë se duhet të vriten para se futen në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët e policisë e bënë deklaratën ndërsa krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen, ku edhe u tallën me emigrantët shqiptarë.

Tashmë ata do të hetohen për abuzim me detyrën.

Gjithçka ka ardhur pas një ankese në formë anonime në një nga agjencitë e raportimit të abuzimeve.

Autoritetet vendosën përgjues ndaj oficerëve të krimit të organizuar dhe zbuluan një kulturë të gjerë racizmi e seksizmi.

Oficerët talleshin me kolegun e tyre me ngjyrë Solomon Koranteng, duke e quajtur “qen të racës së përzier”, i thonin se “kishte ardhur me arkë nga Afrika” apo se duhej çuar “në kopshtin zoologjik të Londrës”.

Tre nga oficerët e njësisë ishin regjistruar duke thënë se “emigrantët shqiptarë duhet qëlluar me armë” që të mos hyjnë në Angli, apo duheshin vrarë me “agjent nervor”.

Të gjashtë ata u shpallën fajtorë për abuzim të rëndë me detyrën dhe dënimi pritet të jepet në ditët në vijim.

Avokatët e tyre të mbrojtjes pretendonin se stresi i punës dhe ngarkesa e madhe e njësisë kishte krijuar lidhje të forta mes grupit prandaj shpeshherë ata “harronin të vendosnin filtra” në komunikimet e tyre.

Vetë oficerët argumentonin se hetimet ndaj tyre “humbisnin qëllimin e punës së tyre”, por prokurorët thanë se sjellja e tyre kishte krijuar një kulturë toksike në njësinë elitare të policisë, ku çdokush mund të thoshte çdo gjë pa u trembur nga ndëshkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat