Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, zbardhet pista kryesore

Diaspora

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, zbardhet pista kryesore

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Ilustrim

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri tre ditë më parë në Spanjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tarracën e një restoranti në qytetin turistik Alfaz del Pi (Alicante) të Spanjës.

Ndër të tjera bëhet me dije se 42 vjeçari shqiptar Brandon Bregu, i cili kishte edhe kombësi britanike është qëlluar me pesë plumba nga një person i maskuar.

Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për policinë spanjolle dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Ndërsa një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte pak dëshmitarë. Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të Urgjencës për ta mbajtur në jetë. Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

Deri më tani pista kryesore e hetimit është ajo e drogës, që lidhet me një operacion policor të kryer muajin e kaluar në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat