Vrasja e çiftit Pasho/ Zbulohet dinamika e krimit horror

Diaspora

Vrasja e çiftit Pasho/ Zbulohet dinamika e krimit horror

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Vrasja misterioze e çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho është drejt zbardhjes. Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë prova të reja lidhur me këtë vrasje që tronditi Italinë. Sipas mediave në vend tashmë hetuesit kanë arritur në konkluzion se trupat e pajetë të copëtuar në valixhe janë hedhur në pyll nga një kamionçinë.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze-Piza dhe kur është afruar në vendin ku janë gjetur valixhet ka ngadalësuar duke bërë të mundur hedhjen e valixheve me trupat e copëtuar.

Gjithashtu dyshohet se pjesë në këtë operacion kanë marrë tre persona, një që ka drejtuar mjetin dhe dy të tjerë që kanë hedhur valixhet në pyll, pasi ato ishin të rënda.

Nga ana tjetër ende nuk është zyrtarizuar se ku ka ndodhur vrasja e Shpëtim dhe Teuta Pashos, pasi një hipotezë është se ata janë vrarë në banesën e tyre jo shumë larg vendi ku janë gjetur valixhet.

Nën hetim janë dhe familjarët e tyre, pasi dyshohet se ata kanë qenë të fundit që kanë pasur dijeni për lëvizjet e çiftit dhe mund të kenë ndihmuar vrasësit.

Një person që është nën vëzhgim nga hetuesit është Elona, ​​e dashura e Taulant Pashos, djali i çiftit, por kjo e fundit mohon të jetë e përfshirë në vrasjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat