Dyshohet se vrau dhe copëtoi çiftin Pasho, momenti i arrestimit të 36-vjeçares

Diaspora

Dyshohet se vrau dhe copëtoi çiftin Pasho, momenti i arrestimit të 36-vjeçares

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:26
Elona Kalesha

Është publikuar video e momentit të arrestimit të 36-vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha, që është e dyshuar për vrasjen e çiftit Pasho, prindërit e ish-të dashurit të saj.

Ajo akuzohet se ka vrarë e ka mbajtur të fshehur trupat e copëtuar të Shpëtim e Teuta Pashos.

Sipas hetimeve, Elona ishte personi i fundit që kishte takuar çiftin, të cilët kishin shkuar në shtëpinë e saj, për të pritur të birin që do të dilte nga burgu pas katër vitesh.

Motivi i krimit mund t’i referohej shumës prej 40-50 mijë eurosh të djalit që Shpëtimi dhe Teuta mbanin.

Kalesha, e cila ishte e njohur për policinë,  për vjedhje dhe mashtrime, tashmë është marrë në pyetje dhe ka përdorur të drejtën e saj për të heshtur.

 Ajo u dërgua sot në burgun Solliçiano, ndërsa  mohon çdo përfshirje dhe përmes avokatit të saj, Federico Febbo, pretendon se ato nuk ishte takuar me bashkëshortët Pasho në ato ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat