Flet avokati i ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho, të masakruar në Itali: Klientja u trondit nga arrestimi! Prokurorja: Mund të arratisej

Diaspora

Flet avokati i ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho, të masakruar në Itali: Klientja u trondit nga arrestimi! Prokurorja: Mund të arratisej

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Elona

Vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora vijon të jetë në qendër të medieve italiane por edhe të publikut shqiptar, teksa zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Federico Febbo avokati i Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila është arrestuar ditën djeshme nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor, ka treguar se 36 vjeçarja sipas tij është tronditur nga arrestimi. Ndërkaq ai ka vendosur ti shmangë deklaratat paraprake, dhe të njëjtën gjë sipas tij bëri dhe Elona që të ms fliste pa u njohur me akuzën.

"Në dijeninë time, siç është praktikë në këto momente, zonja Elona Kalesha nuk e konsideroi të bënte deklarata para magjistratit në komisariatin e policisë ku u mor pas arrestimit sepse ne besojmë se është e përshtatshme që para se të bëjmë deklarata është më e saktë që së pari të lexohet dekreti që parashikon masën", ka thënë ai.

Avokati Febbo theksoi se nga gjetja e eshtrave Shpëtm dhe Tauta Pashos, Elona ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s'është thirrur.

"Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t'u dëgjuar nga hetuesit për të dhënë një kontribut, por ajo kurrë nuk u thirr. Ky arrestim ngjall befasi dhe madje klienti im u trondit", shtoi ai.

Ndërsa prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, "për shkak se ekziston rreziku i arratisjes".

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

Vajza e çiftit Pasho, Vitorja për Report Tv ka thënë se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona. Por Elona për gazetaren e emisionit ’Pa Gjurmë’tha  se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thotë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat