Diaspora shqiptare e indinjuar me ofendimet dhe paragjykimet e Valon Sylës!

Diaspora

Diaspora shqiptare e indinjuar me ofendimet dhe paragjykimet e Valon Sylës!

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 25 dhjetor 2020 Në ora: 01:03
Sulmi ndaj Valon Sylës

Banaliteti ofendimet dhe fyerjet paragjykuese nda emigranteve ne perëndim e alarmoj publikun dhe “Diasporën Shqiptare” me opinionin e tij gazetari Valon Syla me deklarata tejet skandaloze kundër “Diasporën Shqiptare” shpirtin e “Kombi Shqiptar”!!!

Gjuha me te cilën përdor hasi në rezistencë të fortë nga disa opinionistë, por shkoj edhe aq larg sa qe u sulmu edhe ne vend publik,me çka nuk mjafton ,por ndaj tij duhet të mëren masa të rrepta, duke e dënuar sipas procedurave dhe kodeve aktuale të ligjve në Kosovë!

-Secili e din për rolin dhe kontributin të cilin mërgata e ka dhënë dhe vazhdon ta japi si para luftës, gjatë saj gjithashtu edhe në ditët e sotme.

Kontributit i mërgatës është burim i rëndësishëm i mbijetesës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Gjuha te cilën ka ofenduar , dhe përdorur është një fyerje për neve citojmë më poshtë deklaratën e tij.

Postimi i plotë:

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret.

-Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni”.

Valon Syla ka vite me radhë që diasporën shqiptare i quan e fyen e shan dhe e poshtron me fjalorin ma banal .Pas këtyre deklaratave të Sylës, kanë vërshuar reagimet. Nga “Diaspora Shqiptare” pritet që të ngritin padi ndaj tij. Fillimisht shihet përgatitja e tij se nga është i frymëzuar dhe satelit i kujt është . Po edhe sa gabimet i ka bërë në përpilimin e një teksti me disa rreshta ,Gazetar vërtet gjë e pa imagjinueshme!?

-Nga Diaspora këto ditë u pëshpërit shumë për këtë matrapaz nga qe “Diaspora Shqiptare”, historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet e Kosovës. -Nuk mohohet dhe s’ka dyshim,se “Diaspora Shqiptare” ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme ekonomike, politike, morale,financiare dhe kulturore për shtetin e Kosovës.

-Mërgata është pjesa më e dhimbshme e popullit tonë, prandaj shteti duhet të ketë trajtim të veçantë për këtë komunitet me vlera për kombin tonë ! Në Kosovë, por edhe në Shqipëri duhet te kërkohet ndryshimi i kushtetutave me qëllim që të përfaqësohen Kuvendet e Kosovës, dhe Shqipërisë me kandidatet e vet nga Diaspora.

-Diaspora jonë edhe sot, po jep kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Nga ajo vilen me miliona euro për t’i ndihmuar familjarët e tyre, por edhe shtresat e varfra të kësaj shoqërie të lodhur nga politika ditore dhe e turpshme në shtetet amë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

-Diaspora Shqiptare ballafaqohet me kushtëzime ryshfeti e haraçi nga njerëz të fuqishëm në pushtet. Mërgimtarët tanë më mirë se kushdo tjetër e dinë se çdo të thotë të jetosh në një shtet ku sundon ligji, ku atdheu ndihmohet në praktikë dhe jo me retorikë boshe duke e vjedhur e rrënuar siç kane vepruar qeveritarët e deri tanishëm nga e cila shihet se Valon Syla varion si argat i tyre … Të zgjedhurit e “Diasporës në Kuvendin e Kosovës apo të Shqipërisë”, do të ndikonin, po ashtu të jenë edhe pjesën e qeverisjes, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe të dukurive të tjera abuzive. Ajo do të nxiste luftimin e klaneve dhe nepotizmit dhe ,po ashtu do ta godiste krimin e organizuar në kurrizin e popullit,dhe krejt në fund në ndikimin e zhvillimit ekonomik, për të cilën gjë ka shumë nevojë qytetari i lodhur i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë!

Mërgata Shqiptare ishte faktori kryesor i luftës së Kosovës në okupimin nga Serbia. “Pa faktorin mërgatë, Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot, ishin mërgata ata që e mban gjallë funksionimin e shtetit paralel të Kosovës në kohë okupimi nga Serbia, ishte faktori kryesor i luftës dhe organizimit të UÇK-së, i rindërtimit të Kosovës së pasluftës dhe sot janë shtyllë kryesore e ekonomisë së vendit tonë ,kush do që fyen dhe nëpërkëmbë këtë mbështetje nga mërgata jonë, ka fyer jo vetëm historinë e Kosovës, por edhe të ardhmen e saj”,

Pas këtyre fyerjeve dhe pas rrahjes se tij nga një mërgimtar i zemëruar, Valon Syla doli në opinion prapë me qëndrime të njëjta citojmë si më poshtë:

Në një lidhje të drejtpërdrejt Syla tha se nuk ka problem me Diasporën, por me grupet ekstremiste në diasporë, që sipas tij, prodhojnë militantizëm politikë e fetar.

“Për të mos i ofenduar të gjithë diasporën, unë kam bërë një përpjekje që ta lë një emër që e distancon diasporën nga personat e dhunshëm nga grupet militinate të partive qofshin ato politike apo fetare. Për atë i kam quajtur ‘gërnaqa’. Në esencë nuk kam problem me diasporën, në esencë kam problem me grupet ekstremiste në diasporë të cilët prodhojnë militantizëm politikë e fetarë”, thotë Syla,

Ja përgjegjësja ime zoti Valon Syla fatkeqësisht qe merresh me shkrime te pa vlera dhe me duhet te reagoj.

Te metat ne Diasporën Shqiptare kanë burimin pikërisht nga Kosova qe atje është lindur e rritur deri ne ditët e sotme qe me qindra mercenar morën pjesë si ekstremist ne luftërat e huaja aziatike, duke i ikur luftës frontale me Serbinë qe akoma e poshtëron dhe abuzon me Kosovën dhe vlerat e saj. Ekstremizmi fetar është atje qe po lenë pasoja edhe ne Diaspore gjë qe duhet te kontribuojmë ti demaskojmë.

-Vazhdojmë thinjet e tij në vazhdim”“Jam duke folur për një shoqëri e cila ka mbetur në vakum e cila ende thirret në disa norma morale primitive e që duhet t’i kalojë. Kosova është pak më mirë në këtë e aspekt, e po ashtu edhe një pjesë e madhe e diasporës është pak ma mirë në këtë aspekt. E pikërisht janë këta primitive që kritikat e mija mundohen ti bëjnë si kritika për të gjithë diasporën e jo vetëm për gërnaqat”, tha Syla.

-Zoti Valon Syla gabim e ke,se as pak nuk ke qasje ne krahasim, me mua se si frymon “Diaspora Shqiptare” ,si vepron dhe ne ç’pozicion aktual gjendet ne fushën e kulturës ,artit ,shkencës dhe zhvillimit ekonomik. Unë edhe profesionalisht jam në rrjedha të përditshme me Diasporën Shqiptare dhe me emigrantet e të gjitha kategorive..

-Zoti Valon, ju keni nëpërkëmbur vlerat e Isamil Qemajlit ,Hasan Prishtinës ,Çajupit, Fan Nolit,Naimit,Asdrenit, Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe me mijëra e mijëra intelektualëve qe dhanë kontribute të mëdha në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu edhe për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Diaspora.

-Ju fyet veprimtarët qe u kyçen ne kongresin amerikan për ta shpallur Pavarësinë e Kosovës.

-Ju fyet shtresën intelektuale në Diasporë qe sot kanë arritur ta ngrenë zërin në arenën ndërkombëtare për Kosovën .

-Ju fyet dhe abuzuat me studiuesit tanë qe iu kanë rrekur më të madhe arkivave ndërkombëtare, si në Stamboll,Athin e Beograd e në shumë arkiva dhe biblioteka për ndriçimin e Historisë se popullit tanë te lashtë.

Akademitë si në Tiranë e ne Prishtine mezi mbijetojën nga skamja dhe nderskamsat politike si masha te partive, pa dal as edhe me një reagim ,apo prononcim politik për dramat qe po e përcjellin popullin tonë!

Ndërsa Akademia serbe gjithmonë i paraprijnë politikës serbe deri në planet e shfarosjes së shqiptarëve.

Ti ke abuzuar ,sharë e fyer kontributet e Isamil Qemajlit ,Hasan Prishtinës ,Çajupit, Fan Nolit,Naimit,Asdrenit, Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës,Enver Hadrit që i pari arriti në Parlamentin e Evropës për Kosovën, dhe me mijëra e mijëra intelektualëve qe dhanë kontribute të mëdha në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu edhe për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Diaspora.

Ti ke abuzuar ,sharë e fyer pjesën e biznesmenëve në Diasporën Shqiptare, qe me paratë e tyre u mbajt e po mbahet dhe po zhvillohet trendi politik në rrafshin kombëtar për Kosovën.

Ju fyet Xhëmë Xhemen biznesmen dhe veprimtar qe gjithmonë ishte në krah me zhvillimet politike në Amerikë për Kosovën deri në ditën e vdekjes.

Ju fyet mijëra profesor e dijetar me profesione te ndryshme qe sot udhëheqin , spitale , e Fabrika në Gjermani, Zvicër, Amerikë e gjetiu. Sot shqiptarët nëpër botë janë deputet ne Parlamente. Me mijëra tjerë biznesmen qe hezitoje të financojnë në Kosovë nga frika ,korrupsioni ,haraçi dhe ndëshkime tjera që i kanë përjetua, duke humbur me miliona euro.

Zoti Valon Syla, ju nuk e flisni as nuk e shkruani mire gjuhën shqipe e njerëzit e Diasporës dhe fëmijët tanë i falsin dhe i shkruajnë nga dy e tri gjuhë të huaja.

-Ju bëjë thirrje mërgimtarëve qe t’i bashkoheni mesazhit tonë ta gjykojmë këtë rast dhe të ngjashmet ndaj “Diasporës Shqiptare” qe na fyeu aq në forme primitive ky pseudogazetar!!!

Të jetë një mesazh i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, i të gjitha forcave intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe të gjithë spektrit në elitën e Mërgatës sonë të jemi kompakt dhe të bashkuar!Ky mesazh dhe kjo letër reaguese kundër debive politik në Kosovë,Shqipëri e ma gjerë,mos tu sprapsin ,por mblidhni force dhe te jemi zëri dhe kushtrimi i ndjekjes se amaneteve të Rilindësve tanë , Isamil Qemajlit ,Hasan Prishtinës ,Çajupit, Fan Nolit,Naimit,Asdrenit, Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës dhe me mijëra e mijëra intelektualëve qe dhanë kontribute të mëdha ne Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu edhe për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Diaspora. Ky rast le te na bëje edhe më te fortë e ti demaskojmë njerëzit e tillë si Valon Sylen.

Me respekt nga i indinjuari dhe reaguesi shqiptar nga Gjermania ,autori i shkrimit Luan-Asllan Dibrani anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Gjermani,ish i burgosur politik nga ish regjimi jugosllav,publicist dhe piktor që veproj dhe jetoj në Shtutgart-Gjermani. Dhjetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat