“Ose atë, ose mua”/ Mediat italiane zbulojnë konfliktin e Elona Kaleshës me “vjehrrën”

Diaspora

“Ose atë, ose mua”/ Mediat italiane zbulojnë konfliktin e Elona Kaleshës me “vjehrrën”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Shpëtim dhe Teuta Pasho, Elona Kalesha

Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015.

Dyshimet e autoriteteve italiane janë që krimi mund të ketë ndodhur edhe në apartamentin që ndodhet në lagjen Novoli, në rrugën “Felice Fontana”, ku jetonte Elona Kalesha dhe ish-partneri i saj Taulant Pasho.

Mediat italiane shkruajnë që data 1 nëntor e vitit 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa duke i futur më pas në katër valixhe.

Sipas hetuesve, 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ata mbanin me vete.

Hetimet zbulojnë konfliktin

Hetimet e kryera deri më tani kanë nxjerrë në pah edhe një konflikt mes palëve, nusevjehërr. E ndjera Teuta Pasho dhe Elona Kalesha thuhet se nuk kishin marrëdhënie shumë të mira bashkë.

Sipas informacioneve mësohet se Teuta, nëna e Taulantit, nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie.

Pasi djali i saj, Taulanti, të dilte nga burgu, do t’i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre: “Ose atë, ose ne”.

Por kjo është një përballje që nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim. Dëshmitarët, banorë të pallatit, kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse. Ndërkohë, Elona Kalesha pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore ku do të njihet me masën e saj paraprake të sigurisë.

Prokuroria, sipas mediave italiane, mësohet se ka kërkuar masën “Arrest në burg”. Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish-e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes, Vittoria, e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj.

Elona Kalesha, nga Durrësi, tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat