Me 7 plagë në trup: Zbardhet misteri i plagosjes së shqiptarit në Greqi, u sulmua nga babai dhe vëllai

Diaspora

Me 7 plagë në trup: Zbardhet misteri i plagosjes së shqiptarit në Greqi, u sulmua nga babai dhe vëllai

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Është zbardhur pas disa orësh misteri pas plagosjes me thikë të një të riu shqiptar në Kretë të Greqisë. Mediat greke raportuan fillimisht se ai ishte paraqitur në spital me shtatë plagë thike në trup duke mos treguar se kush e kishtë sulmuar.

Pas marrjes në pyetje, i riu shqiptar është rrëfyer duke theksuar se kishin qenë babai i tij dhe vëllai 24-vjeçar ata që e sulmuan me thika duke i shkaktuar plagë të thella në trup.

Ngjarja sipas autoriteve greke ndodhi një ditë më parë gjatë një sherri në familjen shqiptare.

Sherri përfundoi në përdorimin e thikave ku babai 55-vjeçar dhe djali tjetër 24-vjeçar sulmuan vëllain tjetër.

Pas rrëfimit të të riut, policia arrestoi babain dhe vëllain e vogël me akuzën e plagosjes me dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat