Albani, heroi i tërmetit në Kroaci

Diaspora

Albani, heroi i tërmetit në Kroaci

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:21
Alban Morina

Një shqiptar ka fituar vëmendje të madhe në Kroaci, pas tërmetit të fuqishëm 6.3 ballë që ka shkaktuar 7 viktima dhe dëme të shumta materiale.

Djali nga Hasi, i quajtur Alban Morina dhe që është pronar i një furre buke në Kroaci ka dalë vullnetar të shpërndajë bukë për të dëmtuarit nga tërmeti.

“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”, ka shkruar Albani në një postim në Facebook.

Gjesti i tij është komentuar pozitivisht nga mediat kroate.

Ditën e sotme, Morina ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ka qenë një “situatë tmerruese, por ja dolëm meqenëse jemi gjallë e shëndosh”.

“Edhe tani që po flas me ju po më dridhet toka. Duket apokaliptik, nuk mund a imagjinoni. Unë kam që prej vitit 1997 që jetoj këtu. Fillimisht është njerëzore. Kur nisi tërmeti i madh, dolëm nga shtëpia dhe pashë se çfarë po ndodhte. Ishte brenda së bashku me familjen, në sekondat e fundit kemi dalë. Ishte tërmet 40 sekonda. Shtëpia ime nuk është prishur, është konstruksion i ri dhe i fortë. Por për rreth gjendja është katastrofale. Rreth 60 për qind e qytetit janë të pastrehë. Është qytet astro-hungarez me ndërtesa të vjetra. Sikur të ne që janë të stilit “osman”, tha Morina.

Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari

I pyetur nëse ka shumë shqiptarë aty dhe si është gjendja e tyre, Albani tha se ka pak.

“Fatmirësisht kanë shpëtuar edhe pse nuk kanë ku me jetuar tani. Dje edhe sot nuk kemi punuar pasi nuk kemi as ujë dhe as energji elektrike. Besoj që nesër që të nis punën, ku 70 për qind do jetë falas, ndërsa 30 për qind me para në mënyrë që të blej miellin e gjërat e tjera. Kemi rrjet furrash në Kroaci, ushtria kroate e ka marrë me kamioneta”, përfundoi Morina, i cili tha se do jetë “gjithmonë edhe për Shqipërinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat