‘Zbrit poshtë se do të të vras’, shqiptari nuk përmbahet ndaj ish-gruas

Diaspora

‘Zbrit poshtë se do të të vras’, shqiptari nuk përmbahet ndaj ish-gruas

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:15
G.V

Policia italiane ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar, me iniciale G.V, i cili kërcënoi me vrasje ish-gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Padova dhe sipas mediave italiane, burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke e kërcënuar: ‘zbrit poshtë se do të të vras’.

Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.

Shqiptari u arrestua të shtunën përpara banesës së ish-gruas, e cila prej më shumë se një viti ishte strehuar aty pas dhunës sistematike të bashkëshortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat