Sollën heroinë nga Turqia në Greqi, burgim të përjetshëm për dy shqiptarët

Diaspora

Sollën heroinë nga Turqia në Greqi, burgim të përjetshëm për dy shqiptarët

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Gjashtë persona u dënuan me burgim të përjetshëm për trafikimin e 42 kilogramëve heroinë, vlera totale e së cilës, sipas autoriteteve greke, arrinte në 800 mijë euro.

Rasti u zbulua nga policia e Sigurimit Komotini kur pas një operacioni, në shtator 2019, u arrestuan në Selanik katër bullgarë dhe dy shqiptarë, të moshës 31 deri 55 vjeç.

Droga e konfiskuar u gjet me ndihmën e qenit të policisë në dy makina.

Heroina dyshohet se ishte importuar nga kufiri greko-turk dhe vlerësohet të ketë qenë me origjinë bullgare.

Ndërsa kishte për qëllim trafikimin në Athinë.

Shumica e të akuzuarve e mohuan akuzën, por nuk i bindën gjykatësit e Gjykatës Penale e përbërë nga tre anëtarë të Selanikut që i shpallën ata fajtorë pa njohur rrethanat lehtësuese, duke u shqiptuar secilin prej tyre dënimin me burgim të përjetshëm, shkruajnë mediat greke, raporton Ora News përcjell Klan Kosova.

Emrat e të dënuarve nuk janë bërë ende publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat