Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, lihet në burg 36-vjeçarja

Diaspora

Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, lihet në burg 36-vjeçarja

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:33
Shpëtim e Teuta Pasho (majtas) dhe Elona Kalesha

Gjykata e Firences ka lënë në burg 36-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e cila akuzohet për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Trupat e pajetë të tyre u gjetën në Dhjetor 2020 të copëtuar dhe të futura në disa valixhe.

Në këtë mënyrë, gjykatësja Anna Liguori hodhi poshtë apelin që kishin bërë avokatët mbrojtës të së resë. Sipas këtyre të fundit, prokuroria nuk ka fakte vendimtare që lidhin me Kaleshën me vrasjen e çiftit Pasho.

Por gjykata vendosi të hënën rrëzimin e këtij apeli dhe tashmë ajo do të qëndrojë në burgun Solliçiano për akuzën e vrasjes, fshehjes dhe copëtimit të trupave të Shpëtim dhe Teuta Pashos.

Çifti Pasho rezultonte i humbur që prej Nëntorit të vitit 2015. Trupat e tyre të pajetë u gjetën rastësisht në një fushë të futura në disa valixhe. Pas vrasjes viktimat ishin copëtuar.

Më 22 Dhjetor, autoritetet arrestuan Elona Kaleshën, e cila ishte ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulant Pashos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat