Furnizonte bandat me drogë, ja vendimi i gjykatës britanike për shqiptarin - Emri

Diaspora

Furnizonte bandat me drogë, ja vendimi i gjykatës britanike për shqiptarin - Emri

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:27
Dënimi vjen pas një hetimi nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary

Një shqiptar është dënuar me 8 vjet e katër muaj burg pasi u shpall fajtor si furnizues droge për një bandë me bazë në Gloucester, Angli.

Dënimi vjen pas një hetimi nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary.

Eris Hoti, 33 vjeç, i cili jetonte në Londër, u arrestua në Aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, ndërsa po largohej për t’u kthyer në Shqipëri.

Ai u gjet me 10,000 paund në valixhen e tij dhe më pas u akuzua për furnizimin me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ai u shpall fajtor për të dy akuzat në një seancë gjyqësor në tetor. Ata që ishin të përfshirë në grupin e krimit të organizuar për të cilin Hoti furnizonte drogë ishin Andrew Venna dhe Matthew Cornwall nga Gloucester, Granit Nanushi dhe Orsid Çela që të dy ishin nga Londra, Aaron Baker, Daniel Payne, James Dawkins, Paul Reeves dhe Ryan Reese nga Stroud, si dhe Leroy Slater dhe Edward Bell nga Gloucester.

Ata u burgosën për një total të kombinuar prej 69 vitesh në maj 2019 pas një hetimi kompleks.

“Eris Hoti u dënua për pjesën e tij në një grup të organizuar kriminal që vepronte nga Londra. Ai ishte në gjendje të furnizonte sasi të mëdha kokaine për Andrew Venna dhe të tjerët brenda Gloucestershire”, shprehet zëdhënësi i policisë, Daniel New, shkruajnë mediat vendase.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat