Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi u ndihmua me mijëra korona

Diaspora

Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi u ndihmua me mijëra korona

Nga: Xhavit Çitaku Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:42
Ilustrim

Nisma e aksionit për të ndihmuar materialisht shoqatën e shkrimtarëve dhe të artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albaninë Suedi” po përkrahet nga njerëz vullnet mirë, dashamirë të fjalës së shkruar, biznismen dhe anëtarë të kësaj shoqate. Shuma e  dhuruar e mjeteve variron nga një mijë korona deri në dhjetë mijë korona suedeze. Këto mjete janë të mirëseardhura aq më parë kur kihet parasysh fakti se sivjet mbushen dhjetë vjetë të punës dhe aktivitetit të kësaj shoqate, me ç’rast janë papraparë të zhvillohen disa veprimtari letrare e artistike.

Njëri ndër të parët që iu përgjigj këtij aksioni të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për të kryer disa aktivitete me peshë për këtë shoqatë është Burim Uka, i cili pa u hamendur në llogarinë e shoqatës derdhi hiq me pak se dhjetë mijë korona suedeze, apo thënë me valuten e BE një mijë euro. Burim Uka është një biznesmen i dalluar, i cili drejton një firmë ndërtimore, që dita/ ditës po arrin suksese duke i zgjeruar kapacitetet ndërtimore në disa komuna në jug të Suedisë.

Dhjetë mijë korona dhuroi edhe Saranda Iseni, e cila është udhëheqëse e firmës për ndihmë e këshilla Juridike në qytetin Lund të këtij shteti skandinav. Saranda është edhe nënkryetare e shoqatës, e cila është edhe një promotor i arritjes së sukseseve në këtë mjedis krijues. Saranda ka dëshmuar një lidership të mirëfilltë, pastaj ajo dallohet si një moderatore profesionale dhe përgatitje e udhëheqje të programeve e takimeve të rëndësishme që organizon kjo shoqatë. Nga të gjitha këto të mira që i ka ky xhevahir i komunitetit shqiptar në këtë vend mik, ajo nga audotiriumi i gjerë kudo që paraqitet më së shumti tërheqë vemendjen për oratorin e dhe gjuhën e pasur e të pastërti që përdorë. Valon Haxhiu një afarist i dalluar gjatë gjithë kohës sa është në mërgim gjithnjë ka qenë një kontribues i madh në dhënien mjeteve materiale në mbajtjen gjallë të të gjitha fushave dhe hallkave ë rëndësishme në Kosovën e okupuar, pastaj të familjeve të varfëra, të shërimit të të sëmurëve dhe të aksioneve të shumta që janë ndërmarrë në asosacione të ndryshme në Suedinë e largët.

Duke parë se nga i cili trung patriotik rrjedh ky bashkatdhetar që asnjëherë nuk u pajtua por që edhe luftoj  gjatë gjithë periudhës nën okupimin fashist serb, atëherë fare lehtë mund të konstatojmë se Valoni vetëm sa po e përmbush një amanet të të parëve të tij se për komb e atdhe duhet bërë gjithçka, duke sakrifikuar, në të njëjtën kohë, shumëçka. Në këtë vazhdë ai këto ditë iu bashkua aksionit për të ndihmuar shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarnë Suedi dhe në xhirollogarinë e saj derdhi dhjetë mijë korona. Ndërkaq pesë mijë korona dha Bahri Kelmendi një bashkatdhetar që dha shumë, po ashtu, për komb e atdhe.

Me pesë mijë korona shoqatën e krijuesve shqiptar e ndihmoi edhe Naim Latifi, i cili është një afarist i suksesshëm në Suedi. Mirëpo, do theksuar se Naimi është një donator i përhershëm i kësaj shoqate, për të cilën gjë kjo shoqatë e falënderon shumë. Rrahman Rrahmani, anëtar i kësaj shoqate, në llogari derdhi dy mijë korona, ndërsa Emine Hoti, shkrimtare dhe anëtare e kësaj shoqate dha një mijë korona norvegjeze. Ajo jeton e vepron dhe kontribuon shumë për çështje kombëtare në Norvegjinë e largët. Me dy mijë korona dha kontribut edhe bashkatdhetari Adnan Peci. Me një mijë korona, përkatësisht 100 euro ndihmoi edhe Kadrije Gurmani.

Ajo edhe me parë ka ndihmuar materialisht shoqatën. Në këtë varg të ndihmës materiale për këtë shoqatë iu bashkuan edhe krijuesja nga Danimarka Elhame Gjurevci me bashkëshortin e saj Aliun. Kësaj radhe ata në xhirollogarinë e shoqatës derdhën dy mijë korona daneze apo afër 2700 korona sudeze. Do theksuar se Elhame Gjurevci është një krijuese e suksesshme dhe deri me tash ka botuar një numër të konsiderueshëm librash të zhanreve të ndryshme të cilat janë pritur shumë mirë nga kritika. Me 100 euro ndihmoi edhe Bahri Shyti, i cili jeton, vepron e krijon në Gjermani. Është interesant të permendet edhe një ndihmë tjetër që ka arritur në emër të kësaj shoqate në shumë mbi 2690 korona, por që donatori ka pasur dëshirë të mbetet aonim.

Këtë aksion kanë shpehur gatishmerinë ta ndihmojnë edhe një numër i konsiderueshëm i dashamirëve të fjalës së shkruar dhe shi për këtë Kryesia e kësaJ shoqate do t’iu ndaj mirënjohje në shenjë falenderimi për këtë kontribut material të dhënë në këtë kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia, për shkak të së cilës kanë mbetur shumë punë pa u kryer dhe kësisoj edhe mjetet materiale janë pakësuar në minimum. Thënë konkretisht, kur nuk mund të dëshmohet konkretisht se çfarë punësh dhe aktivietesh janë  kryer nga shoqata atëherë edhe organet e insitucionet përkatëse shtetërore suedeze  nuk ndajnë mjete. Në fakt, duke kufizuar në minimum numrin e personave që mund të takohen e tubohen, shoqata e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”në Suedi nuk pati të drejt që të organizoj asnjë aktivitet letrar sipas planit të paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat