Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan, John Alite tregon se cilin politikan e mbështet në Kosovë

Diaspora

Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan, John Alite tregon se cilin politikan e mbështet në Kosovë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:22
John Alite

Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan, John Alite i cili në vitet e 80-ta ishte pjesë e familjes mafioze Gambino ka folur për të kaluarën e tij, pjesëmarrjen në protestat kundër presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden dhe për preferencat e tij politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ditë më parë Alite ishte në krye të protestës kundër Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Madje ai tha për median se në këtë protestë kishte edhe shqiptarë tjerë, të cilët sipas tij dolën për të protestuar kundër Biden për ta ruajtur demokracinë.

“Po unë isha atje dhe u përfshiva me disa patriotë shqiptar dhe gjithashtu me veteranë që i shërbyen këtij vendi në disa luftëra dhe luftuan për demokracinë tone, lirinë dhe kushtetutën tonë të madhe për Amerikën”, ka thënë Alite.

Johnë ka kritika të mëdha për ish-presidentin e SHBA-së, Barak Obama dhe ish-zëvendësin e tij Joe Biden që tani ka marrë pozitën e shefit të shtetit të Amerikës.

“Nuk e mbështeta as Obamën i cili vendosi të mos ndihmojë Kosovën, por ia la BE-së dhe vendeve Evropiane të vendosin. Biden punoi për të dy dhe ishte vetëm kukulla e Obamës. Pra, ai kurrë nuk ishte vendimmarrës për politikat. Dhe ai nuk bëri asgjë nën udhëheqjen e Obamës për të nxitur Kosovën. Obama dëboi nga Shtetet e Bashkuara 5.6 milion njerëz dhe ndërtuan kafaze për t’i vendosur si kafshë nëse kapeshin brenda vendit në mënyrë të paligjshme, ndryshe nga Tramp që larojë dy milionë persona më pak”, shtoi John.

Ai tha e akuzoi Biden se është një politikan i korruptuar dhe një ujk i fshehur.

“Biden është një politikan i korruptuar që dëshiron në rend botëror socializmin dhe komunizmin në krah të tij dhe të bijve të tij në partneritet me Kinën komuniste dhe Soros. Biden është një ujk në lëkurë deleje që jep me një dorë dhe merr e kontrollon me një tjetër”, thotë Alite.

Alite pasi kishte kryer shumë vepra penale në Amerikë për shumë vite si pjestarë i mafias, tani është përfshirë në programe për t’i ndihmuar fëmijët që mos të përfshihen në vepra kriminale.

“Në Amerikë jam përfshirë në programe për të ndihmuar fëmijët në të gjithë vendin. Programet si fuqizimi i burrave për burrat, i cili është një program i brendshëm i qytetit për të mësuar fëmijët larg rrugëve dhe krimit. Unë do të kthehem në Kosovë së shpejti pasi të kem familjen atje dhe miqtë dhe shoqatën. Unë jam një njeri i lirë tani afër një dekade dhe jeta ime është e përkushtuar për të ndihmuar fëmijët dhe familjet e tyre për të pasur një jetë të mirë”, tha Alite.

Ish-mafiozi krejt në fund ka folur edhe për preferencat e tij politke në Kosovë. Tani kur kanë mbetur më pak së një muaj kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ai ka thënë se ka respekt për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Unë e ndjek politiken në Kosove dhe këtu nga Amerika. Gjithmonë e mbështes Rramush Haradinaj edhe pse nuk e njoh forumin politik në Kosovë, por e di që ai është shumë Patriot edhe familja e Ramushit dhanë jetën për çlirimin e Kosovës”, pëfundoi Alite.

John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Zgjodhi të ishte mafioz për para. Ai donte të forconte pozitën e tij në grupin Gambino, dhe më të shumtën e krimeve, i kreu me udhër të John Angelo Gotti-t, të riut, e ndonjëherë me urdhër të babait të Junior-it, John Joseph Gottit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat