Diaspora synon sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit përkrah Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Diaspora

Diaspora synon sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit përkrah Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 20 janar 2021 Në ora: 22:56
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Vetëvendosja dita ditës po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga shtetet perëndimore duke u mobilizuar qe këto zgjedhje do të jenë më shumë referendum.

-Nuk mohohet dhe s’ka dyshim, se “Diaspora Shqiptare” ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme ekonomike, politike, morale, financiare dhe kulturore për shtetin e Kosovës.

Diaspora shqiptare mund të jetë stabiliteti juridik dhe ekonomik i rëndësishëm që investitorët të krijojnë plane afatgjate për bizneset e tyre në Kosovë, pa ju kërkuar haraçe e 30%-shit, e parave pa ja nisur punës akoma, siç kanë vepruar ish qeveritë !

Mërgimtarët shqiptarë do të duhej t’i kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendet dhe në qeveritë e Kosovës!

Mërgata është pjesa më e dhimbshme e popullit tonë, prandaj shteti duhet të ketë trajtim të veçantë për këtë komunitet me vlera për kombin tonë ! Në Kosovë, kërkohet ndryshimi i kushtetutës me qëllim të përmirësimit të pranisë së Diasporës në Kuvend gjë që pritet miratimi i saj në qeverisjen e Vetëvendosjes.

Diaspora shqiptare deri me tash u ballafaquar me kushtëzime ryshfeti e haraçi nga njerëz të fuqishëm në pushtet!

Diaspora jonë edhe sot, po jep kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës. Nga ajo vilen me miliona euro për t’i ndihmuar familjarët e tyre, por edhe shtresat e varfra të kësaj shoqërie të lodhur nga politika ditore e ish qeverive te korruptuara prandaj Diaspora kërkon ndryshime drastike ne këto zgjedhje.

Diaspora shqiptare deri me tash u ballafaquar me kushtëzime ryshfeti e haraçi nga njerëz të fuqishëm në pushtet. Mërgimtarët tanë më mirë se kushdo tjetër e dinë se çdo të thotë të jetosh në një shtet ku sundon ligji, ku atdheu ndihmohet në praktikë dhe jo me retorikë boshe duke e vjedhur e rrënuar, siç kanë vepruar qeveritarët e deri tanishëm, prandaj vota e Diasporës kësaj here do ta mbështet Vetëvendosjen.…

Diaspora shqiptare duhet të jetë e pa ndikuar nga partitë ekzistuese këtu në Kosovë gjë që deri më tash e kanë keqpërdor...

Ajo duhet të jetë e regjistruar në KQZ, e cila do ishte konkurronte në zgjedhjet nacionale dhe lokale me kandidatët e vet, pastaj edhe votat është normale që ti kërkohen.

Iu bëjmë thirrje mërgimtarëve qe t’i bashkoheni kësaj here Vetëvendosjes me qellim të shpresës se ndryshimeve kapjen e shtetit!

Diaspora përmes organizmave të veta, do të mbronte të drejtat e mërgimtarëve më mirë se sa gjithkush në Kosovë.

Të zgjedhurit e “Diasporës në Kuvendin e Kosovës”, do të ndikonin, po ashtu të jenë edhe pjesën e qeverisjes, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe të dukurive të tjera abuzive.

Ajo do të nxiste luftimin e klaneve dhe nepotizmit dhe po ashtu do ta godiste krimin e organizuar në kurrizin e popullit, dhe krejt në fund në ndikimin e zhvillimit ekonomik, për të cilën gjë ka shumë nevojë qytetari i lodhur i Republikës së Kosovës!

Iu bëjmë thirrje mërgimtarëve qe t’i bashkoheni kësaj here Vetëvendosjes me qellim qe të mbetet ky si mesazh i ndryshimit dhe qëndrimit ndaj”Diasporës Shqiptare”,po edhe i Diasporës që të konsolidohet ne kontributin , afirmimin dhe interesat e shqiptarëve kudo në botë edhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës me njohje te reja...

Diasporës me votën e vet përcakton fituesin ne këto zgjedhje prandaj votoni, votoni votoooni për Vetëvendosjen dhe listën Guxo ardhmërinë e fëmijëve tuaj dhe interesat e Kosovës.

Qytetarë, vëllezër e motra, të nderuar dhe mërgimtarë, kudo që ndodheni ju dëshirojmë që këto zgjedhje tu gjejnë ma të fort se kurdoherë qe deri me tash na sollën demoralizim. Ti mbledhim të gjitha forcat politike të kombit tonë, ta menaxhojmë një të ardhme ma te mirë ma progresive për interesin e popullit tonë vota e juaj është e ardhmja e Kosovës për ndryshim prandaj mos hezitoni votoni edhe se e kemi ma vështirë për mes postes po mos u kurseni kësaj here.

Ky rast le te na bëje edhe më të fortë e t'i demaskojmë njerëzit e tillë nëpër portale e studio televizive që me qëllime të caktuara bëjnë abuzimin më ta vrazhdtë nda Diasporës Shqiptare, prandaj votoni ,votoni, votoni për ardhmërinë e fëmijëve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat