Vdes minatori i Trepçës Ruhan Rama, me banim në Suedi

Diaspora

Vdes minatori i Trepçës Ruhan Rama, me banim në Suedi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:17
Ruhan Rama

Ka ndërruar jetë, minatori i Trepçës, Ruhan Rama, i cili jetonte në Suedi.

I ndjeri ishte minator në Minierën Trepça në Stan Tërg të Mitrovicës. Ka qenë grevist në grevat e minatorëve të vitit 1989, i larguar nga puna si të gjithë minatorët e tjerë. Pas largimit nga puna, i ndjeri Ruhan Rama mori rrugën për në mërgim në Suedi, ku atu jetoi dhe veproi me familje.

Ka qenë kontribues i rregullt i 3% si dhe fondi Vendlindja Thërret dhe është përgjigjur në shumë aksione humanitare, ndihmë për minatorët e Trepçës, luftën e Drenicës, ndihmë për Ushtrinë Çlirimtare në rajonin e Shalës së Bajgorës dhe çdo aksion se ku e ka kërkuar popullata dhe udhëheqësia në Suedi është përgjigj ai.

Rama ka jetuar në komunën Hesleholm të Suedisë me familje dhe nipërit e tij, ku tërë komuna e Hesleholmit e ka quajtur si Bali Ruh të respektuar.

Ka qene baba i dy djemve dhe një vajze dhe gjysh i 6 nipave dhe 1 mbese.

Me lajmin e vdekjes së tij, bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi kane ndjerë një dhimbje të madhe për Balin Ruh dhe janë solidarizuar për ngushëllime për familjen Rama nga mërgata.

Ka lind më 03.03.1937 fshati Vidishiq, Shalë e Bajgorës dhe vdiq në moshën 84 vjeçare më 20.01.2021.

Dhe varrimi i të ndjerit pritet të bëhet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat