I akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares me aftësi të kufizuara/ Çfarë tha në seancë i riu shqiptar

Diaspora

I akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares me aftësi të kufizuara/ Çfarë tha në seancë i riu shqiptar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:13
Foto Ilustrim

Një 30 vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçarje grek me aftësi të kufizuara, është lënë i lirë me kushtet nga gjykata greke.

Akuza kundër 30-vjeçarit është ajo e krimit të rëndë.

I riu u arrestua pasi 15 vjeçarja me aftësi të kufizuara dhe prindërit e saj u ankuan se ai përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës së re dhe vazhdoi me një akt të plotë seksual kundër saj.

Gjatë seancës së sotme, ai pretendoi se e dashura e tij i kishte thënë se ishte 17 vjeç dhe se gjatë takimit të tyre nuk kishte asnjë kontakt të plotë, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se vonesa e vogël mendore e të miturës nuk perceptohet lehtë.

I riu, i cili është nga Shqipëria, por ka jetuar në Greqi për disa vjet, iu nënshtrua kushteve kufizuese të ndalimit të daljes nga vendi, duke u paraqitur dy herë në muaj në Policinë e Volos dhe duke lënë 5,000 euro garanci deri në përfundim të gjykimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat