Itali: Dy shqiptarë arrestohen me 14 kg kokainë

Diaspora

Itali: Dy shqiptarë arrestohen me 14 kg kokainë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:45
Ilustrim

Dy shtetas shqiptarë, me banim në Rimini e Pesaro, Itali janë arrestuar pasi i janë sekuestruar 14 kilogram kokainë.

Droga trafikohej nga Kolumbia në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Francë dhe për trafikimin e saj përdoreshin mjete të posaçme të modifikuara për fshehjen e drogës.

Arrestimet lidhen me hetimet e operacionit të një viti më parë, në 2020 i cili shkatërroi një grup trafikantësh me bazë në Grimbergen.

Operacionet janë kryer nga Antimafia e Bolonjës dhe Ankonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat