Diaspora shqiptare në rrjedhat e politikës së Kosovës apo shko e eja si Adem Peja

Diaspora

Diaspora shqiptare në rrjedhat e politikës së Kosovës apo shko e eja si Adem Peja

Nga: Nue Oroshi Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:29
Nue Oroshi

Pas publikimit të listave të partive politike në Kosovë është vërejtur se gati secila parti politike në Kosovë në listat e saj kishte tre, katër apo pesë kandidatë nga diaspora. Bëhet kjo për faktin së partitë tona u vetëdijësuan për rolin e diasporës shqiptare në Evropë apo për faktin e interesit të tyre për të marrë votat e diasporës kjo nuk ka shumë rëndësi.Rëndësi ka fakti se një pjesë e veprimtarëve të diasporës i kemi në listat zgjedhore. A janë ata apo ato më të mirët apo më të mirat e diasporës kjo lenë shumë për tu brengosur për faktin se disa prej tyre nuk i njeh as diaspora apo i njeh vetëm qyteti ku jetojnë e veprojnë nuk ka shumë rëndësi, se në të ardhmen munden të bëhen të njohur. Ajo çka dëshiroj të them është një fakt tjetër. Çka synojnë këta kandidat dhe kandidate për diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë. A kanë ndonjë plan të shkruar se si do ti qasën punës së tyre pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 për zhvillimin dhe ecjen përpara të diasporës. Deri më tani nuk kam parë asgjë të shkruar se si do të veprojnë këta kandidatë  për deputet të cilët në të ardhmën do ta përfaqësojnë diasporën shqiptare, kuptohet nëse fitojnë ndonjëra apo ndonjëri prej tyre, që gjasat i kanë shumë të vogla eventualisht një apo dy prej tyre mundën të zgjidhen deputet në Parlamentin e Kosovës.

Diaspora shqiptare është një thesar, i cili deri më tani ka mbetur i pashfrytëzuar, njëjtë sikurse toka e pasur me minerale të Kosovës që nuk jemi duke mundur ta shfrytëzojmë fare për nevojat e ekonomisë së Kosovës.Do të ishte mirë që televizionet e shumta në Kosovë gjatë fushatës elektorale të organizojnë debate me kandidatët e diasporës të shohim se sa i kemi të përgatitur këta kandidatë dhe ti shohim programet e tyre se në çfarë qasje do të paraqesin vizionin e tyre politik për zhvillimin e diasporës në shumë drejtime.

Njëri drejtim është se diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë ka edhe nevojat e tyre siç është mësimi plotësues për femijët e mërgimtarëve shqiptar në perëndim i cili është në gjendje aspak të mirë, dhe mënyra se si ka mundësi që kjo çështje në vijën institucionale të rregullohet që mësimi plotësues në qytete ku ka shumë mërgimtar të zhvillohet nëpër shkolla të këtyre qyteteteve siç është rasti i Suedisë. Çfarë qasje kanë kandidatet e diasporës për mënyrën e bashkëpunimit të diasporës shqiptare me Kosovën dhe cili është vizioni i tyre që kapitalët e diasporës shqiptare të derdhën ne Kosovë, përmes investimeve të ndryshme.

Një pikë tjetër ku mund të fokusohen kandidatët e diasporës është edhe fakti se sa janë në gjendje ata të bashkëpunojnë me partitë politike nga vendet ku ata vijnë dhe si munden t´iu qasën rolit efektiv që përmes partive politike të shteteteve nga vijnë shumica prej të cilëve udhëheqin edhe qeveritë e atyre shtetetve që t'i orientojmë në Kosovë dhe t'i sjellim investitorët e huaj që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë Kosovën.

Cilët janë planet e këtyre kandidatëve që në një të ardhme të afërt apo të mesme të bëhet regjistrimi komplet i diasporës shqiptare në Evropë dhe Amerikë ku do të shihet edhe potenciali njerëzor dhe ekonomik që në të ardhmën mund ti shërbej Kosovës duke i vendosur profesionistët në lëmi te tyre që kanë përvojë profesionale nëpër vendet e Evropës qoftë edhe duke ju bërë thirrje biznesmeneve nga diaspora dhe miqve të tyre perëndimor që të investojnë në Kosovë, dhe jo asi lloji shoqatash apo rrjetesh biznesmenesh, të themeluara për qefet e tyre muzikore apo defrime tjera, që nuk kanë arritur ende asnjë gozhdë ta investojnë në Kosovë.

Diaspora shqiptare ka edhe shumë potenciale tjera të pashfrytëzuara por këto potenciale mund të shfrytzohen dhe të realizohen vetëm atëherë kur të bëhet një politikë shtetërore që ju mundëson diasporës shqiptare ta ndihmoj shtetin e Kosovës në shumë drejtime. Deri tash kontributi i diasporës shqiptare ka qenë individual.

Një sferë tjetër ku jemi shumë mbrapa e ku politikat shtetërore mund të bëjnë punë të madhe është  prezentimi i shqiptarëve në mediumet perëndimore të ndryshoj për të mirë. Duhet që Kosova ta ketë një ekip të posaçëm dhe të përgatitur mirë  i cili duhet bërë politikën propagandistike për heqjën e hijës së zezë që po i shkakton prezentimit të shqiptarëve në Evropë politika e Serbisë, e cila vetë i krijon organizatat islamike në Kosovë e në anën tjetër bënë propagandë dhe e prezenton Kosovën si një shtet anti Evropian. Mendoj që kandidatët nga diaspora i kanë parasysh të gjithë këto gjera dhe nuk kanë shkuar në Kosovë vetëm me një biletë kthyese dhe vetëm me një valixhe sa për të kryer fushatën elektorale e për tu kthyer sërish në qytetet e tyre ku jetojnë se kësaj pune i thonë shko e eja si Adem Peja.

Kandidatët e diasporës duhet të jenë të bashkuar pavarsisht se cilës parti politike i takojnë dhe duhet të ndikojnë që politikat shtetërore të ndryshoj qasjën me diasporën shqiptare, por natyrisht se ata duhet ta kenë edhe vizionin e tyre politik se si duhet të rregullohën punët në diasporën shqiptare duke pasur parasysh faktin se ata apo ato kanë kaluar vite në vendet ku funksion demokracia perëndimore dhe uroj që së paku te kenë mësuar edhe mentalitetin politik edhe pse shumica prej tyre nuk kanë qenë asnjëherë aktiv në politikat e shteteve prej nga vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat